Raporti i BB-së për emigrimin dhe risqet ekonomike: Mbi 1 milionë të lindur jashtë Shqipërisë, kujdes PPP-të (STASTIKA-PARALAJMËRIMI)

Publikuar tek: aktualitet, më 19:06 09-10-2019 Raporti i BB-së për emigrimin dhe risqet ekonomike: Mbi 1 milionë të lindur jashtë Shqipërisë, kujdes PPP-të (STASTIKA-PARALAJMËRIMI) Delegacion i BB-së në Shqipëri

Raporti i Bankës Botërore analizoi dhe stastikat për emigrimin e popujve të Europës dhe Azisë Qendrore.

Edhe në këtë raport të BB-së vendi jonë rezulton të jetë një nder shtetet me valën më të madhe të emigrimit në botë. Deri tani ka rreth 1.1 milionë shqiptarë të lindur jashtë shtetit . Ndërsa për sa i përket raportit të shqiptarëve të lindur dhe rritur jashtë shtetit në raport me popullsinë totale, Shqipëria renditet e dyta pas Bosnje Hercegovinës (Shqipëria 39.8%, Bosnja 49.5).

Për sa i përket risqeve të zhvillimit ekonomik paralajmerohet se ’’kërkesa e ulët nga partnerët tregtarë të huaj mund të pengojë rritjen ekonomike, mund të përkeqësojë kushtet e tregut të punës dhe të rrisë varfërinë. Kërkohet stabiliteti makro-fiskal që të garantojë rritjen e qëndrueshme, shpërndarjen e të ardhurave nga taksat dhe të menaxhojë rreziqet e PPP-ve dhe sipërmarrjeve shtetërore. Nga ana tjetër duhet kushte më të mira për sektorin privat, sigurinë e energjisë, kapitalin njerëzor etj.’’

Megjithatë, të dhënat janë shpresëdhënese për sa i përket borxhit në raport me GDP-në: në vitet 2020 dhe 2021, raporti i borxhit me GDP-në do të zbresë nga 68.4% (2019) në 66.6% (2020) dhe 64.3% (2021).
 
Përsa i përket varfërisë, ajo do të zbresë me vetëm 0.1% në vitin 2021.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.034015893936157
array(1) { ["section"]=> string(136) "raporti-i-bb-se-per-emigrimin-dhe-risqet-ekonomike-mbi-1-milione-te-lindur-jashte-shqiperise-kujdes-ppp-te-stastika-paralajmerimi-181416" }