Raporti i BERZH, Sejko: Kreditë e këqija dhe pabarazia shoqërore problemet kryesore në ekonomi

Publikuar tek: ekonomi, më 17:47 27-01-2017 Raporti i BERZH, Sejko: Kreditë e këqija dhe pabarazia shoqërore problemet kryesore në ekonomi

Përfaqësuesi i Bankës Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim, Matteo Colangeli  dhe Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantuan sot ‘Raportin e Tranzicionit 2016-2017" të BERZH.

Ndonëse aktualisht ka akoma problematika të ndërthurura me zhvillimet politike, ekonomike dhe sociale të vitit të fundit,  Sejko theksoi se "Raporti i Tranzicionit" evidenton dhe dokumenton me profesionalizëm dhe besueshmëri progresin ekonomik duke u dhënë reformave në të ardhmen hapësirën dhe prioritetin e duhur.

“Raporti i vlerëson pozitivisht reformat dhe politikat ekonomike të ndërmarra nga autoritetet shqiptare”,-u shpreh Sejko ndërsa eviton se kreditë me probleme janë rreziku kryesor i sistemit bankar.  

“Raporti identifikon kredinë me probleme si rrezikun kryesor jo vetëm për shëndetin e sistemit, por edhe për sa i takon transmetimit të politikës monetare në rritjen e kredisë për sektorin privat”,-shtoi Guvernatori.

Megjithatë, Sejko shtoi se raporti vlerëson pozitivisht planin e koordinuar të veprimit të ndërmarrë nga Banka e Shqipërisë në bashkëpunim me qeverinë dhe institucionet ndërkombëtare, për të adresuar në mënyrë të plotë dhe përfundimtare problemin e kredive me probleme.

Por, një element “pikant”, siç e quan vet Guvernatori i i Bankës së Shqipërisë, i evidentuar si shumë shqetësues, i pranishëm në gjithë vendet në tranzicion, ka të bëjë me thellimin e pabarazisë shoqërore.

 “Raporti evidenton se pabarazia në ekonomi, në mundësi dhe në përfshirjen financiare është rritur duke ndikuar negativisht mirëqenien ekonomike të vendeve në tranzicion. Gjetja e rrugëve të zgjidhjes është një sfidë e vështirë, ku edukimi financiar dhe përfshirja financiare vlerësohen si mundësi për të adresuar me sukses këtë problematikë”,-vijoi më tej Sejko.

Guvernatori theksoi se Banka e Shqipërisë dhe sistemi bankar i kushton një rëndësi të veçantë këtyre dy çështjeve të rëndësishme siç janë kreditë e këqija dhe pabarazia shoqërore.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018955945968628
array(1) { ["section"]=> string(98) "raporti-i-berzh-sejko-kredite-e-keqija-dhe-pabarazia-shoqerore-problemet-kryesore-ne-ekonomi-66867" }