Raporti i DASH: Në Kuvendin e Shqipërisë ka të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore

Publikuar tek: aktualitet, më 17:12 27-07-2015 Raporti i DASH: Në Kuvendin e Shqipërisë ka të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore

Raporti i përvitshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit për trafikimin e qënieve njerëzore e rendit Shqipërinë në kategorinë 2 nga 4 të tilla, ku e katërta përfaqëson shtetet më të prekura.

Raporti thotë se një shqetësim i madh mbetet bashkëpunimi i zyrtarëve me trafikantët dhe korrupsioni i lartë në vend.

Në raportin e DASH thuhet se një politikan shqiptar është pjesë e Parlamentit pavarësisht se ka qenë i dënuar më parë për krime të lidhura me trafikimin.

Sipas raportit, Shqipëria është vend burimi por edhe destinacion për viktimat e trafikimit seksual dhe punës së detyrueshme. Ndërsa shumë vajza nga vendet e botës trafikohen në Shqipëri, vajza shqiptare janë viktimë e trafikut seksual në vendet e rajonit.

Raporti i DASH thekson përpjekjet e qeverisë shqiptare për të ulur shifrat e trafikut, si dhe për të identifikuar dhe ndihmuar viktimat e trafikut të qenieve njerëzore. Sipas raportit, Shqipëria nuk ka bërë mjaftueshëm për të përkrahur me fonde viktimat e trafikut ndërsa thekson se një punë e mirë në ndihmë të viktimave është bërë nga OJQ-të.

Raporti rekomandon rritjen e fondeve ndaj OJQ-ve si dhe ashpërsimin e luftës ndaj trafikantëve por dhe zyrtarëve të implikuar në rrjetet e trafikut.

"Qeveria e Shqipërisë nuk i përmbush plotësisht standardet minimale për eleminimin e trafikimit të qenieve njerëzore. Megjithatë, ajo po bën përpjekje domethënëse në këtë fushë. Qeveria ka përparuar në zbatimin e ligjit duke ndjekur penalisht dhe dënuar më shumë trafikantë se në vitin 2013, ku përfshihen më shumë të trafikanë që detyrojnë fëmijët të lypin.

Qeveria dhe organizatat joqeveritare kanë identifikuar më shumë viktima dhe kanë rritur fondin për strehat shtetërore për viktimat e trafikimit. Megjithatë, psikologët, ilaçet dhe riintegrimi te këto streha ishin të pamjaftueshme.

Fondet qeveritare për strehat e OJQ-ve ishin të pamjafuteshme dhe e vetmja strehë që ofronte shërbim të specializuar për fëmijët që janë vktima të trafikimit, u mbyll për disa muaj për shkak të mungesës së fondeve. Gjithsesi, në mars të 2015, qeveria akordoi fonde për pagat e safeve e strehave të dy OJQ-ve", thuhet në Raport.

Personazhi i vitit 2019

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.029036998748779
array(1) { ["section"]=> string(92) "raporti-i-dash-ne-kuvendin-e-shqiperise-ka-te-denaur-per-trafikim-te-qenieve-njerezore-17107" }