Raporti i DASH/ Paloka: Trump i lëshoi raketat për Ramën, pritet shpërthimi

Publikuar tek: barometri, më 08:01 22-04-2018 Raporti i DASH/ Paloka: Trump i lëshoi raketat për Ramën, pritet shpërthimi

Departamenti Amerikan i Shtetit publikoi raportin për Shqipërinë.

Në raport thuhet se ndër problemet më të konsiderueshme në vitin 2017 në Shqipëri, ishte korrupsioni pothuajse në të gjitha degët e qeverisjes.

Sakaq ka reaguar nënkryetari i PD Edi Paloka i cili me nota sarkastike shkruan: “Trump i lëshoi raketat për Kim Ramën”.

Sa u takon zgjedhjeve, raporti i referohej OSBE-së, dhe thotë se zgjedhjet respektuan liritë themelore por u ndikuan negativisht nga akuzat për blerje votash dhe presion ndaj votuesve. Në këtë kontekst, Paloka shkruan:

“Raporti i Departamentit Amerikan të Shtetit ... Trump i ëshoi raketat për Kim Ramën: Zgjedhje të blera. Qeverisje e korruptuar në çdo degë të saj. Drejtësi e kapur. Media të kapura dhe të shantazhuara. Raketat janë lëshuar. Pritet shpërthimi. A do e shpëtoj bunkeri i Surrelit Kim Ramën...?”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.025191068649292
array(1) { ["section"]=> string(79) "raporti-i-dash-paloka-trump-i-leshoi-raketat-per-ramen-pritet-shperthimi-117822" }