Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, kritika për koncesionet dhe korrupsionin

Publikuar tek: aktualitet, më 22:23 11-07-2019 Raporti i DASH për klimën e investimeve në Shqipëri, kritika për koncesionet dhe korrupsionin Departamenti Amerikan i Shtetit

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin e përvitshëm për klimën e investimeve në Botë, raport në të cilin Shqipëria shihet si një vend i vështirë për të bërë investime dhe me një klimë biznesi jo të sigurt.

Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit (DASH), Shqipëria renditet si një vend me të ardhura të mesme dhe me një prodhim të brendshëm bruto për 5288 dollarë në vit për banorë.

Në brendësi të raportit  të DASH, përshkruhet edhe situata në të cilën po kalon Shqipëria me reformën në sistemin e drejtësisë si dhe theksohet se metoda e Partneritetit Publiko-Privat e përdorur nga qeveria shqiptare ka zvogëluar ndjeshëm mundësitë për garë.

Pjesë nga raporti:

‘Në vitin 2016 Qeveria Shqiptare miratoi disa ndryshime kushtetuese për të reformuar sistemin e drejtësisë në vend dhe për të përmirësuar shtetin e së drejtës. Implementimi i reformës në drejtësi është ende duke vijuar duke përfshirë dhe procesin e vettingut për gjyqtarët dhe prokurorët për pasuritë e tyre të pajustifikuara. Edhe pse një numër i madh gjyqtarësh dhe prokurorësh janë larguar nga detyra nga komisioni i vettingut pasi nuk e justifikonin pasurinë e tyre dhe për lidhje me krimin e organizuar, investitorët e huaj e shikojnë klimën e investimeve si problematike dhe thonë se Shqipëria është ende një vend i vështirë për të bërë biznes.

Rritja e numrit të kontratave të Partneritetit Publik Privat ka zvogëluar mundësitë për garë për investimet në infrastrukturë dhe sektorë të tjerë duke futur këtu dhe investitorët e huaj. Analiza e dobët e kostove dhe përfitimeve dhe mungesa e ekspertizës teknike dhe monitoruese të kontratave me PPP janë shqetësime në rritje. Qeveria ka nënshkruar më shumë se 200 kontrata të Partneritetit Publik Privat deri në fund të vitit 2018.

Të drejtat e pronës mbeten një sfidë tjetër në Shqipëri, pasi titujt e qartë është të pronësisë janë të vështirë për t’u marrë. Ka pasur raste të individëve që manipulojnë sistemin gjyqësor për të marrë tituj të paligjshëm të tokës. Kompensimi për tokën e konfiskuar nga regjimi i mëparshëm komunist është i vështirë të arrihet dhe joadekuat. Agjencia e ngarkuar me heqjen e ndërtesave të ndërtuara në mënyrë të paligjshme shpesh vepron pa konsultime të plota dhe nuk ndjek procedurat.

Qeveria miratoi legjislacionin që krijon fusha të zhvillimit ekonomik teknik (TEDA), si zona të tregtisë së lirë. Zhvillimi i TEDA-s së parë, në Spitalle, Durrës, iu dha një konsorciumi të kompanive lokale në gusht 2017, por vetëm pasi tenderi dështoi tre herë. Zhvillimi i TEDA ende nuk ka filluar, pasi një nga ofertuesit ka kundërshtuar vendimin në gjykatë.

Rrjedhimisht, Shqipëria tani perceptohet si vendi më i korruptuar në Ballkanin Perëndimor. Ndërkohë që është përmirësuar nga dy vende, deri në 63, në sondazhin e Bankës Botërore ‘Doing Business’ të vitit 2019, Shqipëria vazhdoi të shënojë dobët në fushat e zbatimit të kontratave, regjistrimit të pronës, dhënies së lejeve të ndërtimit dhe sigurimit të energjisë elektrike’, , shkruhet në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0084259510040283
array(1) { ["section"]=> string(99) "raporti-i-dash-per-klimen-e-investimeve-ne-shqiperi-kritika-per-koncesionet-dhe-korrupsionin-171919" }