Raporti i DASH: Zyrtarët qeveritarë, politikanët dhe gjyqtarët për interesa të fuqishme biznesi iu shmangën ndjekjes penale

Publikuar tek: aktualitet, më 19:55 25-06-2015 Raporti i DASH: Zyrtarët qeveritarë, politikanët dhe gjyqtarët për interesa të fuqishme biznesi iu shmangën ndjekjes penale

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriu në Shqipëri.Si probleme të mëdha DASH konstaton, korrupsionin e përhapur në të gjitha degët e kryesisht në sistemin gjyqësor, mos ndëshkimin e vrasjeve të 21 janarit, rrahjet dhe keqtrajtimet nga ana e policisë për personat e dyshuar ose të ndaluar, çështjen e pazgjidhur e pronave, diskriminimi ndaj minoriteteve, si dhe dhuna në familje.

DASH thotë në raport se zyrtarët qeveritarë, politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet.

“Zbatimi nga qeveria i ligjeve të punës mbeti i dobët dhe rrallë janë mbrojtur punëtorët vendas dhe emigrantë. Një numër i madh i fëmijëve janë të angazhuar në punë të detyruar.

Mosndëshkimi mbeti problem. Ndjekja ligjore dhe dënimi i zyrtarëve që kanë kryer abuzime ka mbetur sporadik edhe pse qeveria ka shtuar përpjekjet për të hetuar zyrtarë të dyshuar për vepra të tilla.

Zyrtarët qeveritarë dhe politikanët, si dhe gjyqtarët dhe ata me interesa të fuqishme biznesi, shpesh ishin në gjendje t’i shmangeshin ndjekjes penale. Disa zyrtarë të nivelit të ulët u ndëshkuan për abuzime. Qeveria nisi hetimet e disa zyrtarëve të nivelit të lartë, por më vonë prokuroria i ka pezulluar çështjet’, thuhet në raportin e DASH për vitin 2015.

Kushtetuta parashikon lirinë e fjalës dhe të shtypit, dhe qeveria përgjithësisht i respektoi këto të drejta. Ka pasur raporte se qeveria dhe bizneset kërkuan të ndikojnë mbi mediat në mënyra të papërshtatshme.

Mosndëshkimi në lidhje me vrasjet e mëparshme mbeti një problem. Në shtator prokurorët akuzuan ish-Drejtorin e përgjithshëm të Policisë Hysni Burgaj dhe ish zëvendësin e tij Agron Kuliçaj për shpërdorim të detyrës, pasi policia nuk pranoi për zbatojë urdhërarrestet për oficerët e Gardës së Republikës të kërkuar në lidhje me vrasjen e protestuesve në vitin 2011.

Që nga shtatori çështjet e pjestarëve të Gardës së Republikës, Ndrea Prendi dhe Agim Llupo, të akuzuar në vitin 2011 për vrasjen e katër protestuesve, vazhduan të mbeten para Gjykatës së Lartë. Gjykata vazhdoi të shqyrtojë apelimet e dënimeve me një dhe tre vjet dhënë kundër dy të pandehurve në vitin 2013 nga një gjykatë e apelit, e cila liroi një të dyshuar të tretë.

Qeveria ka vazhduar të bashkëpunojë me hetimin e Task Forcës Speciale Hetimore të BE rreth akuzave se Ushtria Çlirimtare e Kosovës dhe bashkëpunëtorë të saj kanë arrestuar civilë "të burgosur lufte" nga Kosova në pika të ndryshme të Shqipërisë, duke i mbajtur ata në kushte çnjerëzore, duke i vrarë në mes të viteve 1999 dhe 2000, dhe duke trafikuar pastaj organet e tyre.

Raporti mandej konstaton: “Mediat e pavarura kanë qenë aktive dhe përgjithësisht të pakufizuara, edhe pse ka pasur raste të presionit politik dhe ekonomik të drejtpërdrejtë e të tërthortë mbi median, përfshirë edhe kërcënime ndaj gazetarëve. Presioni politik, korrupsioni, dhe mungesa e fondeve, vunë kufizime mbi mediat e shkruara të pavarura, dhe gazetarët pohuan se ata praktikonin vetë-censurën. Partitë politike, sindikatat dhe grupet e tjera botuan gazeta apo revista të pavarura nga ndikimi i qeverisë”.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Lazarat, rrethohet shkolla 9 vjeçare, dyshohet se ka persona të armatosur
Xhulio Malo ‘’karrem’’ nga vëllezërit Arbjon dhe Alban Aliko për kurthin ndaj policisë në Lazarat »
Article Logic
Execution time: 0.014162063598633
array(1) { ["section"]=> string(127) "raporti-i-dash-zyrtaret-qeveritare-politikanet-dhe-gjyqtaret-per-interesa-te-fuqishme-biznesi-iu-shmangen-ndjekjes-penale-14650" }