Raporti i Freedom House: Shqipëria hapa pas në demokraci, në 2019 u shtuan shqetësimet për kapjen e shtetit

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:46 16-07-2020 Raporti i Freedom House: Shqipëria hapa pas në demokraci, në 2019 u shtuan shqetësimet për kapjen e shtetit

Organizata Freedom House ka dalë në konkluzionin se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke theksuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Në raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar sot, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”.

Sipas Freedom House, krahasuar me vitin 2019, Shqipëria shënoi rënie nga 3.50 në 3.25 pikë në fushën e qeverisjes demokratike, për shkak të një sërë krizash që prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen e opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010011196136475
array(1) { ["section"]=> string(112) "raporti-i-freedom-house-shqiperia-hapa-pas-ne-demokraci-ne-2019-u-shtuan-shqetesimet-per-kapjen-e-shtetit-213974" }