Raporti i Freedom House: Shqipëria hapa prapa në demokraci, në 2019 u shtuan shqetësimet për kapjen e shtetit

Publikuar tek: aktualitet, më 20:08 15-07-2020 Raporti i Freedom House: Shqipëria hapa prapa në demokraci, në 2019 u shtuan shqetësimet për kapjen e shtetit Freedom House

Organizata Freedom House ka dalë në konkluzionin se demokracia në Shqipëri pësoi rënie gjatë vitit 2019, duke theksuar shqetësimet për rritjen e autoritarizmit dhe të një sistemi jofunksional të kontrolleve dhe balancave mes pushteteve të qeverisjes.

Në raportin e saj vjetor për Shqipërinë të publikuar sot, organizata vazhdon ta cilësojë vendin si “regjim në tranzicion ose hibrid”.

Sipas Freedom House, krahasuar me vitin 2019, Shqipëria shënoi rënie nga 3.50 në 3.25 pikë në fushën e qeverisjes demokratike, për shkak të një sërë krizash që prekën institucionet, duke përfshirë dorëheqjen e opozitës parlamentare, një procedure për shkarkimin e Presidentit dhe përplasjeve mes gjykatave dhe parlamentit.

Në sferën e procesit zgjedhor, Shqipëria ra nga 4.50 në 4.25 pikë, për shkak të bllokimit të reformës zgjedhore dhe konfliktit politik lidhur me zgjedhjet e parakohshme vendore, thuhet në raport.

Në raport thuhet se edhe korrupsioni vazhdoi të ishte shqetësues në vitin 2019, ku u shtuan po ashtu shqetësimet për korrupsionin e madh dhe kapjen e shtetit.

Freedom House thotë se zhvillime veçanërisht shqetësuese u vunë re në procesin legjislativ dhe zbatimin e ligjit për koncesionet dhe PPP-të. Parlamenti miratoi disa ligje për PPP konkrete dhe projekte koncesionare, megjithë paralajmërimet e organeve ndërkombëtare dhe ekspertëve vendas. Në të njëjtën kohë, pandëshkueshmëria e zyrtarëve të lartë vazhdoi të ishte problem në vitin 2019, thotë organizata.

Prokuroria, thuhet në raport, nuk arriti të hetojë me shpejtësi akuzat e ngritura nga Partia Demokratike (PD) dhe media për rolin e krimit të organizuar në blerjen e votave gjatë zgjedhjeve të parakohshme për kryetarë bashkie në Dibër dhe zgjedhjeve të përgjithshme të 2017 në qarkun e Durrësit.

Qeveria, si dhe bizneset dhe grupet kriminale, u përpoqën të fitojnë ndikim të jashtëm mbi median, ndërsa pronarët e mediave rregullisht i përdorin ato për të favorizuar interesat e tyre të biznesit ose ato politike. Kryeministri Edi Rama dhe përfaqësues të tjerë të Partisë Socialiste vazhduan ta kritikojnë median shqiptare si një "kazan plehrash" dhe kërcënuan gazetarët me akuza për shpifje, thotë Freedom House.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0096430778503418
array(1) { ["section"]=> string(114) "raporti-i-freedom-house-shqiperia-hapa-prapa-ne-demokraci-ne-2019-u-shtuan-shqetesimet-per-kapjen-e-shtetit-213945" }