Raporti i Gjermanisë/ Azilkërkuesit, Shqipëria sërish e dyta pas Sirisë

Publikuar tek: aktualitet, më 11:30 06-11-2015 Raporti i Gjermanisë/ Azilkërkuesit, Shqipëria sërish e dyta pas Sirisë

Gjermania publikon sot shifrat zyrtare të azilkërkuesve në muajin tetor. Shqipëria qëndron në vendin e dytë me 4680 azilkërkues përgjatë muajit tetor, pas Sirisë, ndërsa Kosova qëndron në vendin e 10-të me 734 azilkërkues.

Gjendja vijon të mbetet shqetësuese pasi numri i azilkërkuesve vazhdon të jetë shumë i lartë ku në vend të parë janë shtetasit sirianë me 28.462 azilkërkues vetëm përgjatë tetorit.

Sipas zyrtarëve Gjermanë do të krijohen edhe zona tranziti në kufijtë gjermanë, për azilkërkuesit.

Kërkesat për azil me të cilat po ndeshet Evropa, sidomos shteti Gjerman janë në rritje, pasi gjendja në Siri vazhdon të jetë kritike, duke u bërë vendi më i pasigurt në botë për të jetuar. Por megjithëse Shqipëria u shpall si një vend i sigurt pak ditë më parë, numri i azilkërkuesve shqiptarë vijon të jetë i lartë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Gjendet arma e vrasjes së dyfishtë në Kamëz
Si mbyti me duar dhe litar të shoqen, Prokuroria kërkon burg përjetë për Agron Llapushin »
Article Logic
Execution time: 0.011670827865601
array(1) { ["section"]=> string(75) "raporti-i-gjermanise-azilkerkuesit-shqiperia-serish-e-dyta-pas-sirise-24795" }