Raporti i KLSH: Ja zonat ku shitet nafta më e keqe në vend

Publikuar tek: aktualitet, më 08:12 20-01-2019 Raporti i KLSH: Ja zonat ku shitet nafta më e keqe në vend

Kontrollit i Lartë i Shtetit në një raport ka zbardhur zonat ku janë hasur më dendur mostrat e karburantit jashtë standardeve në gjithë territorin e vendit.

Analiza e KLSH, e kryer vitin e shkuar, bazohet te kontrollet e ushtruara nga Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial në subjektet tregtuese me pakicë të karburanteve.

ISHTI ka kryer një numër inspektimesh, të cilat janë rritur nga viti në vit: 6641 inspektime për 2015:, në vitin 2016 janë kryer 7561 inspektime duke arritur numrin më të lartë 10,887 në vitin 2017.

Ndërsa është dalë në përfundimin se zonat më problematike, të cilat kanë numrin më të lartë të mostrave me tregues jashtë standardit janë Tiranë-Durrës-Elbasan dhe Fier-Vlorë-Berat.

Përgjatë kësaj periudhe sipas KLSH, janë vendosur penalitete sipas viteve 2015, 2016 dhe 2017 përkatësisht: 271, 257 dhe 76 gjoba, të cilat ndjekin trendin e uljes së subjekteve me tregues të mostrave jashtë standardeve të cilësisë, ku arkëtimi i tyre vjen në rritje, megjithëse ngelet problematik arkëtimi vullnetar i vlerës së gjobave.

Ndërkaq, në analizën e vet Kontrolli i Lartë i Shtetit konkludon se numri dhe cilësia e inspektimeve është e mangët, pasi  vetë Inspektorati Shtetëror Teknik dhe Industrial  ka mungesa në infrastrukturën e nevojshme (makina, karburant, pajisje kompjuterike dhe internet), si dhe të zyrave rajonale, për kryerjen e inspektimeve fizike dhe atyre on-line. 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Parashikimi i motit, mësoni si pritet të jetë sot
Mbi 40 mijë euro vjedhje, arrestohet i riu shqiptar në Itali »
Article Logic
Execution time: 0.012841939926147
array(1) { ["section"]=> string(64) "raporti-i-klsh-ja-zonat-ku-shitet-nafta-me-e-keqe-ne-vend-149524" }