Raporti i Komisionit të Venecias, Balla i përgjigjet opozitës: Meta shkeli Kushtetutën, do vijojmë me proceduart e shkarkimit

Publikuar tek: politike, më 12:06 16-10-2019 Raporti i Komisionit të Venecias, Balla i përgjigjet opozitës: Meta shkeli Kushtetutën, do vijojmë me proceduart e shkarkimit Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla

Kreu i Grupit Parlamentar të PS-së Taulant Balla në një deklaratë për shtyp ka komentuar raportin përfundimtar të Komisionit të Venecias për presidentin Ilir Meta dhe interpretimin e opozitës.

Sipas Ballës, Komisioni i Venecias ka shprehur qartë se Meta ka vepruar në kundërshtim me Kushtetutën me dekretin e anullimit të zgjedhjeve të 30 Qershorit dhe të caktimit të tyre në 13 tetor.

“Nga opozita po thonë se opinioni përfundimtar i Venecias ka ndryshuar. Madje sipas tyre tek ky opinioni na u thënka se presidenti nuk e ka shkelur Kushtetutën. Dua të shpreh vlerësimin më të lartë për Komisionin e Venecias dhe ekspertizën e lartë. Dua t’i rikujtoj edhe presidenti të Republikës se vlerësimi nga Komisioni i Venecias jepet mbi bazën e kërkesën së institucionit që ka tagrin për këtë gjë si Kuvendi i Shqipërisë. 

Presidenti nuk ka të drejtë të anullojë dekretin për takimin e datës së zgjedhjeve, sepse një vendim të tillë nuk ja njeh Kushtetuta. Kjo ka qenë thelb i diskutimit në seancën e kaluar të Komisionit të Venecias. Kushtetuta thotë se Presidenti nuk ushtron dot kompetenca që nuk ia jep kushtetuta. Këtë analizë Venecia e ka bërë në paragrafin 45. Presidenti ka cënuar të drejtën e qytetarëve për të zgjedhur”, tha kreu i grupit të socialsitëve.

“Kuvendi është një prej hallkave në proces, Kushtetuesja është ajo që thotë fjalën përfundimtare. Padyshim opinioni i Venecias ka konkluduar se kemi të bëjmë me shkelje të kushteutës ne veprimin e Presidentit, Kuvendi sic thote edhe Venecia, do të vlerësojë nëse shkelja është e rëndë sipas nenit 90 e më pas vlerësimin e saj e bën vetëm kushtetuesja”, deklroi më tej numri 2 i socialistëve.

Gjithashtu Balla theksoi se Komisioni Hetimor do të vijojë punën për shkarkimin e presidentit.

“Çdo shkelje me dashje është natyrshëm shkelje e rëndë pavarësisht pozicionit të presidentit. Komisoni duhet të vijojë punën e nisur dhe të japë vendimin brenda afatit”, deklaroi ai.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.018465995788574
array(1) { ["section"]=> string(129) "raporti-i-komisionit-te-venecias-balla-i-pergjigjet-opozites-meta-shkeli-kushtetuten-do-vijojme-me-proceduart-e-shkarkimit-182294" }