Raporti i ministrave teknikë pas largimit, ja si e ka pritur qeveria Rama (KONFIDENCIALE)

Publikuar tek: politike, më 10:28 17-08-2017 Raporti i ministrave teknikë pas largimit, ja si e ka pritur qeveria Rama (KONFIDENCIALE)

Pas largimit nga detyra, 6 ministrat teknikë të Partisë Demokratike do të dorëzojnë edhe një raport mbi shkeljet e konstatuara në zgjedhjet e 25 qershorit.

Ministrat teknikë do bëjnë në orët në vijim aktin formal të largimit nga qeveria “Rama”, në të cilën u përfshinë si pjesë e marrëveshjes Rama-Basha para tre muajsh me qëllim monitorimin nga afër të sjelljes së administratës në zgjedhje dhe për të garantuar standardin e tyre.

Burime pranë newsbomb.al zbulojnë se si e ka pritur qeveria Rama lidhur me këtë raport final të punës së tyre gjatë këtyre tre muajve.

Sipas të njëjtave burime raporti final nga qeveria e Ramën mbi zgjedhjet konsiderohet proceduaralisht jo korrekt dhe i paligjshëm. Kjo për shkak se raporti nuk është diskutuar dhe miratuar në mbledhjen e Task-Forcës, siç parashikohet me Vendim të Këshillit të Ministrave, e cila e legjitimoi këtë Task-Forcë dhe përcaktoi funksionet e saj.

Burimet sqarojnë për newsbomb.al se raporti është produkt i vetëm ministrave teknikë, ndërsa nuk është diskutuar e as votuar para përfundimit dhe publikimit të tij.  

“Task-Forca e ngritur para zgjedhjeve të 25 qershorit është krijuar në bazë të VKM-së është më e gjerë në përbërje të saj se sa vetë ministrat teknikë, prandaj çdo gjë duhej të diskutohej dhe votohej”, thonë burimet për newsbomb.al. 

Pas dorëheqjes së tyre kompetencat e 6 ministrave teknikë do të kalojnë tek zëvëndësministrat deri në krijimin e qeverisë së re në 11 shtator. 

LEXO EDHEZbardhet raporti i ministrave teknikë

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.010890960693359
array(1) { ["section"]=> string(92) "raporti-i-ministrave-teknike-pas-largimit-ja-si-e-ka-pritur-qeveria-rama-konfidenciale-89341" }