RAPORTI I OECD: Shqipëria e para për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e Ballkanit Perëndimor

Publikuar tek: aktualitet, më 16:30 09-07-2020 RAPORTI I OECD: Shqipëria e para për qeverisjen digjitale, lë pas vendet e Ballkanit Perëndimor Linda Karçanaj

Organizata për bashkëpunim ekonomik dhe zhvillim (OECD) në raportin e këtij viti e ka renditur në krye Shqipërinë sa i takon qeverisjes digjitale.

Në këtë raport, Shqipëria është vlerësuar përmes 13 treguesve duke lënë pas 6 vendet e Ballkanit Perëndimor. Pas Shqipërisë, renditet Serbia e më pas Maqedonia e Veriut.

Ndërkaq, drejtoresha e Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit, Linda Karçanaj, njëherazi ‘truri’ i platformës "e-Albania", thotë se qeverisja digjitale është një tregues shumë i rëndësishëm i mirëqenies së një vendi pasi i jep fund korrupsionit e burokracive.

“Qeverisja digjitale është tregues shumë i rëndësishëm i mirëqënies së një vendi. Kjo sepse qytetarët i marrin në mënyrë automatike shërbimet online duke shpëtuar nga zyrtarët e korruptuar dhe duke kursyer shumë kohë. Vendet Perëndimore, ato të mirëqeverisura, nuk mund të mendohen pa qeverisjen dixhitale”, shprehet Karçanaj për Top Channel.

Referuar 13 treguesve në të cilët vlerësohet Shqipëria, Karçanaj përmend edhe transparencën.

“Transparenca, publikimi online i listës së shërbimeve elektoronike dhe statistikave të vazhdueshme mbi to si, regjistrimi, përdoruesit, janë një tjetër tregues i përmbushur në këtë raport”, thotë më tej Karçanaj. 

 qeverisja-dixhitaleeee.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093278884887695
array(1) { ["section"]=> string(100) "raporti-i-oecd-shqiperia-e-para-per-qeverisjen-digjitale-le-pas-vendet-e-ballkanit-perendimor-213346" }