Raporti i OKB, regjimi i Assad ka përdorur tre herë armët kimike

Publikuar tek: bota, më 21:55 22-10-2016 Raporti i OKB, regjimi i Assad ka përdorur tre herë armët kimike

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Ndalimin e Armëve Kimike (OPCW), ka njoftuar se regjimi i Sirisë ka përdorur 3 herë armë kimike.

Sipas raportit të paraqitur në Këshillin e Sigurimit të OKB-së nga komisioni i pavarur hetimor i Kombeve të Bashkuara, forcat e regjimit kanë përdorur gaz klorin në sulmet e kryera në marsin e vitit të kaluar në qytetin Idlib.

Në raport thuhet se është kryer sulm me gaz klorin me bombat fuçi të hedhura nga helikopterët.

OPCW në raportin e saj të mëparshëm kishte konstatuar se regjimi kishte përdorur armë kimike në dy zona në Siri, ndërsa organizata terroriste DEASH në një zonë.

Ndërsa në raportin e ri të organizatës theksohet se ka prova të mjaftueshme që sulmet e ndërmarra me 16 mars të vitit të kaluar në qytetin Idlib janë kryer nga forcat e regjimit.

Raporti ka vërtetuar se forcat e regjimit në Siri kanë përdorur për herë të tretë armë kimike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « SHBA refuzon vëzhguesit e Rusisë për zgjedhjet presidenciale, Moska: Sjellje antiruse
Forcat irakiane marrin qytetin e krishterë pranë Mosulit »
Article Logic
Execution time: 0.011308908462524
array(1) { ["section"]=> string(69) "raporti-i-okb-regjimi-i-assad-ka-perdorur-tre-here-armet-kimike-57091" }