Raporti i OKB-së: 4 miliardë njerëz në botë kanë qasje në internet

Publikuar tek: bota, më 23:54 05-11-2019 Raporti i OKB-së: 4 miliardë njerëz në botë kanë qasje në internet Foto ilustruese

Kombet e Bashkuara kanë publikuar një raport ku deklarohet se 4.1 miliardë njerëz në botë janë të lidhur në internet.

Unioni Ndërkombëtar i Telekomunikacionit (ITU), agjensi e cila është në varësi të OKB-së, ka deklaruar se shifrat në raportin e këtij viti janë paraqitur me 5.3 për qind më shumë rritje që nga viti 2018.

Sipas raportit përqindja më e lartë e përdoruesve të internetit është në Evropë, me 82.5 për qind, ndërsa më e ulta në Afrikë, me 28.2 për qind.

Në raport ndër të tjera shkruhet se 3.6 miliardë njerëz mbeten jashtë internetit dhe shumica e tyre jetojnë në vende më pak të zhvilluara, ku një mesatare prej 2 nga 10 njerëz është online ka transmetuar Radio Europa e Lirë (REL).

Raporti thotë se shkalla e grave që përdorin internetin në të gjithë botën është 48 për qind, krahasuar me 58 për qind të burrave.

‘Derisa hendeku digjital gjinor është duke u zvogëluar në Evropë, po rritet në Afrikë, shtetet arabe dhe rajonin e Azi-Paqësorit’, thuhet në raport.

Doreen Bogdan-Martin, drejtore e Bordit të Unionit Ndërkombëtar të Telekomunikacionit, ka deklaruar se qeveritë duhet të përqendrohen në hapa drejt zhvillimit të aftësive digjitale, veçanërisht në botën në zhvillim.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.01120400428772
array(1) { ["section"]=> string(72) "raporti-i-okb-se-4-miliarde-njerez-ne-bote-kane-qasje-ne-internet-184845" }