Një raport paraprak i OSBE-ODIHR ka cilësuar zgjedhjet si pozitive por kishte disa parregullsi që minuan besimin e publikut. Raporti i sheh këto zgjedhje si një përmirësim nga zgjedhjet e mërparëshme ndërsa u evidentuan raste kur grupe aktivistësh politikë kanë frikësuar njerëzit.
“Përmirësim nga zgjedhjet e mëparëshme megjithatë mungesa e vullnetit politik dhe përfshirja e institucioneve në fushatën zgjedhore vazhdoi të minonte besimin e publikut në Shqipëri
Në përgjithësi janë pozitive por janë vënë re votime në grup dhe parregullsi proceduriale. Ka pasur grupe aktivistësh partiakë që qëndronin jashtë QV duke mundur potencialisht të frikësonin njerëzit. Ekipi i ODIHR do ndjekë proceset e mbetura dhe do të publikojmë raportin përfundimtar pas dy muajsh”, u tha paraprakisht nga OSBE-ODIHR.