Ditën e sotme është publikuar raporti i plotë i OSBE-së, për vlerësimin e ecurisë së zgjedhjeve në SHBA.
Në hyrje të raportit thuhet se zgjedhjet u zhvilluan në një mjedis politik të polarizuar, me debate të ashpra që nxitën tensione.
Thuhet se media edhe pse polarizuar gjithashtu, siguroi një mbulim të gjerë dhe gjithëpërfshirës, ndërsa thihet se pretendimet e pabazuara për mangësi sistematike, veçanërisht nga presidenti në detyrë, përfshirë natën e zgjedhjeve, dëmtojnë besimin e publikut në institucionet demokratike.
Pas publikimit të këtij raporti, ka ironizuar dhe juristi Kreshnik Spahiu, i cili shprehet i befasuar se Rama si kryetar i OSBE-së po vlerëson zgjedhjet në SHBA, madje po nxjerr në “pension” Donald Trump-in, dhe vetë po vazhdon rrugën dhe karrierën e tij në politikë.