Raporti i plotë i Prokurorisë në Kuvend: Doshi kanosi me armë Bamin. Frroku dhe Didi në dijeni për ngjarjen

Publikuar tek: aktualitet, më 23:42 21-03-2015 Raporti i plotë i Prokurorisë në Kuvend: Doshi kanosi me armë Bamin. Frroku dhe Didi në dijeni për ngjarjen Raporti i Prokurorise per arrestimin e Tom Doshit dhe Mark Frrokut

Newsbomb.al sjell të plotë raportin e Prokurorisë së Përgjithshme në Kuvend për kërkesën e lejës për arrestimin e deputetit Tom Doshi dhe Mark Frroku ku dalin të dhëna surprizuese nga hetimi. Prokuroria disponon një video të panjohur deri më tani, ku në rezidencën e tij në Durrës, Tom Doshi ka kërcënuar me armë Durim Bamin për të sajuar ngjarjen e eleminimit të tij. Mark Frroku ishte në dijeni të ngjarjes. Artan Didi, drejtori i Policisë që ka mohuar dijeninë, ka qenë në dijeni të gjithckaje. Në organin e akuzës kanë dëshmuar plot 35 vetë.

 

 

Sipas Prokurorisë, Doshi dhe Frroku kanë bërë ‘’Kallëzim të rremë’’, "Kanosje për deklarime a dëshmi, ekspertim ose përkthim të rremë’’. Prokuroria ka pyetur 35 persona për cështjen.

 

Sipas prokurorisë ka rezultuar e provuar se Mark Frroku e ka njoftuar i pari Tom Doshin se janë vënë në dispozicion një shumë parash për eleminimin e Tom Doshit. Frroku ka prezantuar Bamin me Doshin, sipas Prokurorisë. Pamjet e Eugen Becit me Fatjon Skënderin e Ylli Xhaxhollarin, Doshi ia ka marrë Frrokut.

 

Artan Didi, drejtori i Përgjithshëm i Policisë që ka mohuar dijeninë për akuzat e Doshit, sipas Prokurorisë ka qenë në dijeni. Në ballafaqimin Doshi-Bami në Prokurori, Doshi i ka thënë Bamit të thotë të vërtetën, por Bami ka thënë se është e sajuar. ‘’Këtë gjë e dimë unë, ti dhe ai..’’, i ka thënë Bami-Doshit, duke mos e identifikuar një person të tretë. ‘’Ka dyshime të arsyeshme që kjo sajesë të jetë bërë në dijeni edhe të shtetasit Mark Frrokut. SIc rezulton nga të dhënat e hetimit, Mark Frroku e njeh shumë mirë Durim Bamin...Kjo ngjarje dyshohet të jetë e organizuar mes Tom Doshit, Mark Frrokut dhe Durim Bamit të cilët njihen mjaft mirë me njëri-tjetrin.’’ Sipas Prokurorisë, Tom Doshi dhe Mark Frroku për shkak se janë deputetë dhe kanë pasuri kanë kanosur Durim Bamin për të bërë deklarim të rremë, në videon që ka paraqitur Doshi si provë.

‘’Referuar shpjegimeve të Durim Bamit, ekziston dhe një regjistrim tjetër audio dhe video i bërë në rezidencën e shtetasit Tom Doshi në Durrës.Në këtë regjistrim Durim Bami, është detyruar nën kërcënimin e armës nga ana e shtetasit Tom Doshi që të deklarojë në lidhje me fakte të pavërteta për organizimin e vrasjes ndaj tij dhe për personat që kanë organizuar këtë vrasje, ku emrat e të cilëve janë diktuar nga Tom Doshi’’, është një nga pjesët e pazbuluara ende për cështjen Doshi.  Kështu, video e zbuluar nga Prokuroria është një pikë kthese në hetime, duke cuar në zhvlerësimin e provës së videos cuar vetë nga Doshi në Prokurori. Kjo ka cuar Prokurorinë në ngritjen e akuzës të kanosjes për deklarim të rremë.

Prokuroria mendon se Tom Doshi paraqet rrezikshmëri të lartë shoqërore dhe ka rrezik të largohet nga Shqipëria. Për këtë duhet arrest i menjëhershëm.

 

Dalin në dritë biseda telefonike me Bamin dhe shoferin e Mark Frrokut, Besnik Toma, madje Bami është shoqëruar në polici në shtator të 2014v me makinën e Mark Frrokut.

 

‘’Nga veprimet hetimore të deritanishme, të krijohet bindja se ngjarja është e sajuar’’, konkludon Prokuroria.

 

Personat që kanë dëshmuar në Prokurori

 

1.Tom Doshi

2.Mark Frroku

3.Durim Bami

4.Ilir Meta

5.Edi Rama

6.Sali Berisha

7.Saimir Tahiri

8.Alban Peza

9.Eugen Beci

10.Agron Kulicaj

11.Ylli Xhaxhollari

12.Petrit Cinari

13.Mhill Fufi

14.Fatjon Skënderi

15.Rezart Skënderi

16.Klodian Mema

17.Agim Ramaj

18.Adriatik Haxhiaj

19.Besnik Toma

20.Agim Prebibaj

21.Dallëndyshe Mulaj

22.Dorian Xhera

23.Dritan Prifti

24.Ymer Lala

25.Rexhep Meta

26.Ylli Arapi

27.Alfons Shpati

28.Angjelin Ograja

29.Edi Paloka

30.Bujar Hasaj

31.Rasim Shira

32.Paulin Fufi

33.Petrit Vasili

34.Spartak Braho

35.Monika Kryemadhi

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Doshi:Ndaj meje po tentohet burgosje politike, do bëj mbrojtje të detajuar
KKT miraton projektin e ndërtimit të "Loro Boriçi". Rama: Morrëm një vendim të rëndësishëm »
Article Logic
Execution time: 0.012228012084961
array(1) { ["section"]=> string(110) "raporti-i-plote-i-prokurorise-ne-kuvend-doshi-kanosi-me-arme-bamin-frroku-dhe-didi-ne-dijeni-per-ngjarjen-6589" }