Raporti për Metën, Balla: Kur Komisioni i Venecias flet, të gjithë duhet të heshtin

Publikuar tek: politike, më 14:06 09-10-2019 Raporti për Metën, Balla: Kur Komisioni i Venecias flet, të gjithë duhet të heshtin

Kreu i Grupit Parlamentar të PS, ka komentuar raportin e Komisionit të Venecias për Presidentin Ilir Meta.

Jashtë ambjenteve të Parlamentit, Balla theksoi se kush i heq të drejtën popullit për të votuar ka bërë një shkelje të rëndë.

"Të gjithë biem dakord që cdo tentativë për ti hequr popullit votën për të zgjedhur është shkelje e rëndë

Unë jam një prej palëve të ofruara në Komisionin e Venecias për të sjellë këndvështrimin tonë, edhe ne kemi bërë disa komente të bazuara në raportin paraprak dhe që padyshim janë pjesë e procedurës strikte", tha Balla.

Më tej ai shtoi se ka dëgjuar një lumë kritikash ndaj Komisionit të Venecias  dhe shtoi 'kur komisioni i Venecias flet të gjithë duhet të heshtin".

"Kam dëgjuar gjithë këto ditë një lumë kritikash përkundrejt komisionit të Venecias dhe duhet tja theme edhe kujdo dhe njërit që 'shkollëpak' e përdor, që komisonin është organi ekspertiza e gjithëpranuar dhe kur Komisioni i Venecias flet të gjithë tjerët duhet të heshtin. Në këtë kontekst dua që të gjithë ta presin me respekt verdiktin e komisionit dhe pastaj kush u zotua se do mbajë fjalën le ta mbajë", tha Balla, duke iu referuar deklaratës së Metës për të dhënë dorëheqjen nëse Komisioni i Venecias e bind.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.037934064865112
array(1) { ["section"]=> string(87) "raporti-per-meten-balla-kur-komisioni-i-venecias-flet-te-gjithe-duhet-te-heshtin-181379" }