Raporti Sekret: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman Shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 08:17 26-11-2015 Raporti Sekret: 89 xhami jashtë kontrollit të Komunitetit Mysliman Shqiptar Foto ilustruese

Zbardhen detaje nga raporti sekret i Shërbimit Informativ Shtetërore. Sipas SHISH-it në Shqipëri veprojnë plot 89 xhami jashtë kontrollit dhe juridiksionit të Komunitetit Mysliman Shqiptar. Kjo është një shifër tepër e lartë, krahasuar me numrin e bërë publik nga vetë KMSH, pasi sipas tyre numri i xhamive që janë jashtë kontrollit dhe mundësisë së tyre për të ushtruar përgjegjësitë mbi to, është vetëm 9.

Numri i xhamive  dhe elementëve në to që janë jashtë kontrollit dhe që nuk dihet se çfarë aktiviteti kryejnë, janë prej kohësh në qendër të shërbimeve sekrete.

Para dy ditësh u mblodh Këshilli i Sigurisë Kombëtare, nën drejtimin e presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Në praninë e kreut të Kuvendit, kryeministrit por edhe të kreut të Shërbimit Informativ, Visho Ajazi Lika, ata diskutuan për informacionet më të fundit lidhur me rrezikun që i kanoset Shqipërisë.

SHISH së fundmi po mban nën vëzhgim një grup me prirje radikale që kanë mbërritur në vendin tonë nga Kosova dhe Bosnja. Sipas të dhënave të kufizuara që kanë dalë nga burime të SHISH, grupi vepron nën emrin e disa organizatave bamirëse, por nuk dihet më shumë rreth numrit dhe emrit të tyre.

Ajo që mësohet është se këto organizata kanë krijuar degë në Kamëz, Shkodër, Kavajë, Cërrik, Pogradec, Elbasan dhe Librazhd. Ata ndihmojnë njerëzit në nevojë me ndihma: ushqime e veshmbathje, duke krijuar paralelisht një grup besimtarësh, të cilët shkojnë në xhamitë që nuk janë nën kontrollin e Komunitetit Mysliman Shqiptar.

Megjithatë kryeministri Edi Rama dhe ministri i Brendshëm Saimir Tahiri kanë deklaruar se jemi njësoj të rrezikuar nga terrorizmi si vendet e tjera.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Në Shqipëri hyjnë elementë radikalë nga Kosova dhe Bosnja, SHISH nën vëzhgim grupin
Arrestohet drejtori i Policisë Pyjore në Durrës, tregtonte lëndët drusore të sekuestruara »
Article Logic
Execution time: 0.012505054473877
array(1) { ["section"]=> string(80) "raporti-sekret-89-xhami-jashte-kontrollit-te-komunitetit-mysliman-shqiptar-26304" }