Raportimi i përmbytjeve, Olta XHAÇKA: Situata drejt normalizmit, ja zonat e prekura (DETAJE)

Publikuar tek: aktualitet, më 16:42 24-09-2019 Raportimi i përmbytjeve, Olta XHAÇKA: Situata drejt normalizmit, ja zonat e prekura (DETAJE) Ministrja e Mbrotjes Olta Xhaçka duke raportuar për përmbytjet e fundit

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka raportoi për situatën e krijuar pas reshjeve të dendura të shiut, që ranë mbrëmjen e djeshme.

Në tërësi, zyrtarja e lartë theksoi se dëmet e krijuara nga shirat dhe përmbytjet janë të kufizuara, ndërsa niveli i ujit të reshjeve po reduktohet.

Në daljen para mediave, Xhaçka saktësoi se zonat më të prekura nga përmbytjet janë: Tirana, Laçi, Kamza dhe Fushë Kruja. Situata më kritike shfaqet në fshatrat e Krujës: Bilaj, Murqine, Mallkuc ku lumi Ishëm doli nga shtrati duke përmbytur disa toka bujqësore.

‘’Ndërkaq, qindra trupa të tjerë, kryesisht të Forcës Tokësore, mbeten në gatishmëri për të ndërhyrë kudo dhe në çdo rast, nëse gjendja do të përkeqësohet.
Reshje me intensitet të pazakontë, për disa orë ka rënë shi sa për 1 muaj. Kanë prekur veçanërisht Tiranën, Kamzën, Laçin dhe Fushë Krujën. Aktualisht situata paraqitet e stabilizuar dhe pa probleme. Disa  zona po asistohen nga ekipet e emergjencave dhe FA. Kjo situatë e ka çuar koordinimin mes institucioneve në një nivel të ri. E kemi adresuar situatën e krijuara më shumë efikasitet. OSHEE ka punuar gjatë gjithë natës dhe në orët e para të ditës së sotme për të stabilizuar problemet me furnizimin me energji elektrike. Bluzat e bardha qëndrojnë në gatishmëri.

Në qarkun e Tiranës në 105 banesa ka prezencë uji. Dhjetëra FA janë angazhuar dhe vijojnë të qëndrojnë në gatishmëri. FA janë angazhuar që në orët të para, 400 efektivë e mjete janë në gjendje gatishmërie.

Ekipet në terren nuk kanë nevojë për kapacitete e mbështetje shtesë.

Situata pritet të stabilizohet plotësisht. Në Fushë Krujë është vënë re prezencë e madhe e ujit, 10 familje në Larushk dhe 8 në Buq kanë prezencë uji. Në fshatrat Bilaj, Murqine dhe Mallkuc, lumi Ishëm doli nga shtrati dhe ka përmbytur toka bujqësore.

Lumi Ishëm ka dalë nga shtrati duke rrezikuar fshatrat përreth. Në bashkinë e Lezhës situata është normalizuar.

Rritja e niveli të ujit në Laç bëri që të përmbushin disa banesa Në qarkun Shkodër nuk ka probleme.

Problemet e shkaktuara nga reshjet dje janë të kufizuara. Nuk ka arsye për t'u shqetësuar. Intensiteti i reshjeve po vjen në zbritje. Është shkaktuar një lloj shqetësimi tek qytetarët por dua t'i garantoj se jemi në gatishmëri .

Reshjet e tilla janë tashmë realitet. Tanimë kemi edhe më shumë eksperiencë për t'i adresuar edhe më mirë këto problematika. I gjithë shteti është në krye të detyrës. Solidarizohemi me të gjitha familjet që sot janë në vështirësi. Ashtu si kemi qenë në mbështetje të tyre ashtu do jemi solidarë më to për të kaluar çdo vështirësi", deklaroi ministrja Xhaçka për gjendjen aktuale pas reshjeve të shiut dhe përmbytjeve të ditës së fundit në Shqipëri.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Shtëpi të mbuluara nga uji, Ministria e Mbrojtjes angazhon Forcat e Armatosura
Tryeza e OSBE për reformën zgjedhore, Hajdari: Do ta votojmë edhe pa PD dhe LSI »
Article Logic
Execution time: 0.011225938796997
array(1) { ["section"]=> string(94) "raportimi-i-permbytjeve-olta-xhacka-situata-drejt-normalizmit-ja-zonat-e-prekura-detaje-179634" }