Një rast emergjencë është shënuar para pak minutash në Gjirokastër ku është dashur t’i jepet ndihma e menjëhershme për në spital një të sëmuri.
Ambulanca e ka patur të pamundur të shkojë të marrë të sëmurin për shkak se kalldrëmet janë të mbuluara nga akulli e bora por menjëherë në ndihmë të tij ka shkuar zjarrfikësja.
Mjeti zjarrfikës është duke transportuar të sëmurin në spital dhe paraprakisht raportohet se gjendja e tij është nën kontroll.