Rasti në Fiks Fare/ Samir Mane i jep fund vuajtjeve të familjes Kurti në Bulqizë (FOTO)

Publikuar tek: aktualitet, më 13:01 18-01-2020 Rasti në Fiks Fare/ Samir Mane i jep fund vuajtjeve të familjes Kurti në Bulqizë (FOTO)

Pas thirrjes së emisionit Fiks Fare në nëntorn 2019, për ti ardhur në ndihmë familjes Kurti nga fshati Gurrë e Vogël, pak kilometra nga Bulqiza, e cila jetonte në kushte të mjerueshme, nëpërmjet kompanisë AlbChrome, presidenti i Grupit Balfin Z. Samir Mane bëri realitet rindërtimin dhe mobilimin e plotë të shtëpisë së tyre me të gjitha pajisjet e nevojshme, si dhe nisjen e kurimit të vajzës së sëmurë të familjes.

Historia e famialjes Kurti preku zemrat e të gjithë shqiptarëve, por tashmë kjo familje veç të tjerave, do të përfitojë edhe një pension mujor me ushqime nga Spar Albania për një periudhë 3 vjeçare.

Deri tani, vajza e sëmure e familjes, vogëlushja Rogerta, ka marrë trajtime mjekësore dhe të gjitha shpenzimet janë mbuluar nga Z. Samir Mane. Nëse pas perfundimit të terapisë, mjekët vleresojnë se vajza ka nevojë për ndërhyrje kirurgjikale, atëherë edhe në këtë rast të gjitha shpenzimet do të mbulohen nga Fondi Balfin.

I pranishëm në dorëzimin e çelësave të shtëpisë së re, në mënyre simbolike vajzës së vogël Rogerta, ishte edhe drejtori ekzekutiv i kompanisë Albchrome, z. Luan Saliaj.

Sipas organizatës “Fund-Javë Ndryshe”, e cila ka identifikuar rastin, shtëpia në të cilën jetonte familja Kurti ishte në gjendje skandaloze. Ajo ishte e ndërtuar me anë të ndihmave, pra vetëm me tulla, por nuk kishte asnjë dritare apo derë. Fëmijët flinin në dysheme dhe e vetmja mundësi për tu ngrohur për ta ishte një sobë me dru.

Por, nga pamundësia, Shpëtimi e kiushte të vështirë t’i siguronte gjithmonë drutë dhe nga ana tjetër mos patja e dyerve dhe dritareve e shtonte edhe më shumë të ftohtin.

Por tashmë, jetesa për këtë familje, me shtëpinë e re dhe përkrahjen ushqimore dhe mjekësore, do do të jetë mjaft më e mirë.

Grupi Balfin i kushton një vëmendje të veçantë përgjegjësisë sociale, për të qenë sa më pranë komuniteteve dhe njerëzve në nevojë dhe nën kujdesin e posaçëm të vetë presidentit të Grupit, z. Samir Mane, zbaton një strategji të koordinuar për të gjitha kompanitë e Grupit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe në shtetet e tjera ku Grupi operon.

Gjithashtu prej shumë vitesh, Balfin përkrah me fondin e tij edhe mjaft fëmijë me çrregullime të spektrit autik.

Vetëm gjatë vitit të fundit, Balfin akordoi rreth 1 milionë euro për kauza të ndryshme sociale.

82628379_175342123527969_189335133503881216_n.jpg82407143_847787129000748_5503191336381054976_n.jpg82873355_741638812911866_7414163079694385152_n.jpg83072293_157493082333590_7989773170775162880_n.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.035193920135498
array(1) { ["section"]=> string(91) "rasti-ne-fiks-fare-samir-mane-i-jep-fund-vuajtjeve-te-familjes-kurti-ne-bulqize-foto-192442" }