Rasti 'Reket', Zaev nuk përmbahet: Një pederast nuk e rrëzon dot Qeverinë

Publikuar tek: rajon, më 21:45 13-08-2019 Rasti 'Reket', Zaev nuk përmbahet: Një pederast nuk e rrëzon dot Qeverinë Kryeministri i Maqedonise se Veriut, Zoran Zaev

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, ka deklaruar se nuk do të lejojë që disa mafiozë, një gazetar i huaj dhe duke i kërkuar falje komunitetit LGBT, një pederast, ta rrëzojnë qeverinë e tij nga pushteti.

Gjatë një konference për shtyp, Zaev nuk e kurseu fjalorin e tij duke iu përgjigjur gazetarëve.

Kryeministri maqedonas theksoi se Qeveria është e vendosur të luftojë deri në fund dhe secili do të mbajë përgjegjësi për atë që po ndodh me rastin Reket.

Pak ditë më parë gazeta italiane 'La Verità' (E verteta), ka publikuar një video dhe disa përgjime në lidhje me zhvatjen dhe korrupsionin në Maqedoninë e Veriut dhe përfshirjen e disa biznesmenëve të fuqishëm dhe bashkëpunimit të tyre me prokuroren speciale Katica Janeva.

Për shkak të publikimit të videos dhe disa përgjimeve, është ngritur akuza për skemë zhvatjeje në dëm të milionerit Kamçev, si edhe dyshimin për përfshirjen e disa politikanëve të lartë maqedonas.

Videoja e publikuar nga gazeta italiane 'La Verita', që tashmë është dorëzuar në drejtësinë maqedonase, tregon tregon përgatitjen e një ryshfeti, ku biznesmeni i njohur si Boki 13 del së bashku me një koleg nga shtëpia e biznesmenti Jordan Kamçev.

Ndërsa përgjimi ambiental i publikuar, tregon se si biznesmeni dhe pronari i një medie maqedonase, Boki 13, i premton Kamçevit lirimin nga arresti shtëpiak, e cila më vonë u vërtetua që ndodhi në ditën e premtuar nga biznesmeni Boki 13.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0070629119873047
array(1) { ["section"]=> string(76) "rasti-reket-zaev-nuk-permbahet-nje-pederast-nuk-e-rrezon-dot-qeverine-175251" }