Çfarë mund të presësh në të ardhmen nga fëmijë 11-12 vjeçarë që shohin trajnerin e tyre të ushtrojë dhunë në fushën e lojës? Rasti skandaloz ka ndodhur në ndeshjen mes KF “Lapraka A” U-13 dhe KF “Tirana D” U-13, e cila u ndërpre si rezultat i dhunës.
Në sherr është përfshirë edhe trajneri i Laprakës Gëzim Gega, ndërsa fëmijët kanë parë të gjithë skenën e dhunshme. Një shembull i keq dhe i rrezikshëm për këta fëmijë që ëndërrojnë të jenë yjet e ardhshëm të futbollit shqiptar.
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka marrë vendimin për të dënuar Lapraka A me humbjen e ndeshjes në tavolinë 3-0 në favor të Tirana D.
Në fund të fundit, janë këtë 12 vjeçar që shihni në foto ata që do vuajnë nga gabimi i atyre që janë vendosur aty për t’i edukuar, por në fakt bëjnë të kundërtën.