Rasti 'Trajektorja', ish kryeministri maqedonas shpëton nga akuzat për korrupsion

Publikuar tek: rajon, më 21:15 17-09-2019 Rasti 'Trajektorja', ish kryeministri maqedonas shpëton nga akuzat për korrupsion Ish kryeministri maqedonas, Nikolla Gruevski

Rasti 'Trajektorja' në lidhje me Prokurorinë Speciale Publike në Maqedoninë e Veriut, i cili përfshin edhe ish kryeministrin Nikolla Gruevski, është duke u zgjatur pafundësisht në drejtësinë maqedonase.

Sipas portalit ‘SDK' ish-kryeministrit maqedonas Nikolla Gruevskit, i vjetërsohet vepra penale në rastin ‘Trajektorja’ të Prokurorisë Speciale Publike dhe rastit të aferës korruptive në autostradat me financim kinez.

Aktakuza është ngritur më 30 qershor të vitit 2017, ndërsa prokurorja Lile Stefanova e bëri të ditur këtë rast në mars të vitit 2018 për shkak të bllokimeve që ndodhën në gjykatë.

Aktakuza për ‘Trajektoren’ u miratua në nëntor të atij viti, pesë muaj pas ngritjes së saj. Në këtë aktakuzë, të akuzuar përveç Nikolla Gruevskit janë edhe ish-zëvendëskryeministri Vladimir Pashevski, Mile Janakieski si dhe ish kryeministri tjetër maqedonas Ljupço Georgievskin.

Ish kryeministri Nikola Gruevski është akuzuar si shef i të akuzuarve të tjerë dhe që ka ndikuar ndaj të treve që të kryejnë veprën penale.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.017455101013184
array(1) { ["section"]=> string(85) "rasti-trajektorja-ish-kryeministri-maqedonas-shpeton-nga-akuzat-per-korrupsion-178811" }