RD sulmon fort Alfred Lelën: U shit për 30 aspra

Publikuar tek: aktualitet, më 16:31 02-09-2019 RD sulmon fort Alfred Lelën: U shit për 30 aspra

Mbrëmjen e djeshme, analisti i njohur Alfred Lela ka shpërthyer në kritika kundër kreut të Partisë Demokratike Lulzim Basha, pas publikimit në mediat sociale të një dokumenti të dalë nga PD-ja, ku përmenden me emra disa media dhe gazetarë të cilësuar në këtë dokument si të kapur nga Edi Rama dhe qeveria e tij.

Mirëpo nuk ka mbaruar me kaq, Partia Demokratike përmes një shkrimi të publikuar në gazetën e tyre Rilindja Demokratike ka sulmuar Lelën.

Sipas Rilindjes Demokratike, kryeministri Rama duhet të jetë aq keq, sa nuk po lë gur 'opozitar' pa lëvizur që të flasin dhe veprojnë kundër Lulzim Bashës. Një nga këta gurë është edhe Alfred Lela.

'Alfred Lela i është shtuar “listës së 30 asprave” të Edi Ramës, listë në të cilën bëjnë pjesë gazetarët që të verbuar nga joshja e parave, njësoj si Juda Iskarioti, tradhëtojnë besimin dhe misionin e tyre. Në “listën e 30 asprave”, Alfred Lela nuk është as i pari dhe as i fundit gazetar që preferon pasurinë e lehtë përpara rrugës së mundimshme të vërtetës. Por, ndryshe nga shumica e kolegëve të tij mercenarë, Alfred Lela, është në një pozicion jo aq të preferuar, tani për tani', thuhet ndër të tjera në shkrim.

Kujtojmë që Lela këtë sezon pritet të shfaqet në emisionin 'Real Story' tashmë në Neës 24 dhe ka zbuluar planin e liderit të opozitës Lulzim Bashës për të bojkotuar emisionin e Sokol Ballës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071179866790771
array(1) { ["section"]=> string(54) "rd-sulmon-fort-alfred-lelen-u-shit-per-30-aspra-177080" }