Rea Xhillari fiton gjyqin me shtatë media e portale: Çfarë shkruajtën 8 muaj më parë për vajzën e Ramës

Publikuar tek: aktualitet, më 22:11 10-12-2019 Rea Xhillari fiton gjyqin me shtatë media e portale: Çfarë shkruajtën 8 muaj më parë për vajzën e Ramës Rea Xhillari dhe Linda Rama

Rea Xhillari, vajza e bashkëshortes së kryeministrit Rama, Linda Rama, ka fituar gjyqin me disa media dhe portale në vend, të cilat në muajt e parë të 2019-s publikuan një lajm duke aluduar për një lidhje mes Reas dhe ministrit Cakaj.

Sipas dokumenteve të Gjykatës, Kasem Hysenbelliu, Artur Zheji, Çim Peka, gazetari Jetmir Olldashi dhe disa media të tjera duhet të dëmshpërblejnë paditësen Rea Xhillari për cënim të reputacionit në shumën nga 49.485 lekë deri në 300.000 lekë të reja.

Po ashtu, të gjitha këto media dhe portale, veç detyrimit për të paguar dëmin në lekë që i kanë shkaktuar vajzës së Linda Ramës, duhet të bëjnë në faqet e tyre përkatëse përgënjeshtrimin e lajmit, të publikojnë dispozitivin e vendimit të Gjykatës, si dhe heqin nga mediat e tyre artikullin e parë.

Më poshtë, vendimi i plotë i Gjykatës me të gjitha mediat dhe pronarët e tyre që duhet t’i paguajnë dëmin jopasuror Rea Xhillarit për aludimet se ajo ka qenë e lidhur me ministrin Gent Cakaj.

rea.jpg
rea2.png
rea3.png

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0076069831848145
array(1) { ["section"]=> string(109) "rea-xhillari-fiton-gjyqin-me-shtate-media-e-portale-cfare-shkruajten-8-muaj-me-pare-per-vajzen-e-rames-189023" }