Reagimi i Ambasadës Britanike për "Crown Agents", Harasani: Po veproni me dy standarte

Publikuar tek: politike, më 19:34 24-07-2015 Reagimi i Ambasadës Britanike për

Pas reagimit të Ambasadës Britanike në Tiranë, e cila i ka kërkuar prova Partisë Demokratike për akuzat në drejtim të Crown Agents, ka reaguar ish-deputeti Socialist, Andis Harasani.

Sipas Harasanit, Ambasada Britanike po përdor dy standarte, ndërsa kërkon prova për kompaninë angleze Crown Agents, dhe nuk fletr me prova kur përmend korrupsionin apo kur refuzon pa fund vizat.

“Ambasada Britanike del e indinjuar në krah të Crown Agents dhe kërkon prova. Dhe bën shumë mirë! Sigurisht që fakti që Crown Agents nuk ka realizuar asnjë nga premtimet para marrjes së kontratës nuk është provë e mjaftueshme. Arseyja që jepet nga Ambasada është se një zyrtar anglez është në bordin e Crown Agents”, shkruan Harasani ndërsa vijon duke u shprehur se:

“Por, çudia është se pse përdor dy standarte kjo ambasadë dhe shumë të tjera në Shqipëri. Pse nuk japin dhe prova kur flasin për korrupsion në Shqipëri gjithë ditën e natën? Kur refuzojnë vizat pa fund.” Andis Harasani ngre pyetjen:

“Dhe sa kohë do vazhdojmë të trajtohemi si indianët e kolonive???”

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.036832094192505
array(1) { ["section"]=> string(88) "reagimi-i-ambasades-britanike-per-crown-agents-harasani-po-veproni-me-dy-standarte-16920" }