Reagimi i fortë i Bashës, flet me emra: Lala zbuloi lidhjet e deputetit të PS. Kam një mesazh për Edi Ramën...

Publikuar tek: barometri, më 07:26 31-08-2018 Reagimi i fortë i Bashës, flet me emra: Lala zbuloi lidhjet e deputetit të PS. Kam një mesazh për Edi Ramën... Lulzim Basha

Ka reaguar ashpër kreu i Partisë Demokratike Lulzim Basha për ngjarjen e rëndë të ndodhur gjatë orëve të vona të natës ku u qëllua me breshëri plumbash shtëpia e prindërve të gazetares Klodiana Lala.

Basha ka akuzuar direkt qeverinë dhe kryeministrin Edi Rama, duke thënë se mafiozët dhe banditët e tij po sulmojnë këdo që “del nga rreshti”.

Kreu i PD-së përmendi edhe një nga rastet e shumta për të cilat gazetarja Lala ka folur në media, atë të deputetit socialist Jurgis Çyrbja.

“Klodiana Lala nxorri lidhjet e deputetit të Edi Ramës, Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit”, u shpreh Basha.

Pjesë nga deklarata:

Një gazetar që zbulon lidhjet e mafias me pushtetin është sulmuar me armë, familja e gazetares Klodiana Lala, është sulmuar me breshëri automatiku në dhomën ku flinin dy vajzat e saj, në shtëpinë e gjyshes.

Mesazhi mafioz për gazetaren është i qartë, kush del nga rreshti, kush nuk i bindet urdhrave e ka fundin e shpejtë. Dua të shpreh mbështetjen time për Klodiana Lalën, për çdo gazetar të papërkulur nga krimi. Dua tu them atyre, familjeve të tyre dhe të çdo shqiptari se kemi vetëm një rrugë për të fituar betejën, duhet të qëndrojmë, duhet të luftojmë, duhet të përballemi.

Sa herë media hesht, krimi triumfon. Ne ia kemi dalë të largojmë disa dhjetra kriminelë me të cilët Edi Rama erdhi në pushtet, por ai i ka zëvendësuar.

Sulmi ndaj Klodiana Lalës, që nxori lidhjet e deputetit të Edi Ramës Jurgis Çyrbja me bandën e Emiljano Shullazit, tregon që falë Edi Ramës sot Shqipëria nuk ka prokurori, nuk ka gjykata, prandaj shantazhohen gazetarë, qëllohen biznesmenë.

Edi Rama të lerë lotët e krokodilit dhe të gjejë autorët. E ka fare të thjeshtë, të flasë me horrat dhe banditët e tij brenda dhe jashtë parlamentit.

Sot kam edhe një mesazh për Edi Ramën, do të mbash ti përgjegjësi, nëse gazetares Klodiana Lala dhe çdo gazetari i preket qoftë edhe një fije floku.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.050799131393433
array(1) { ["section"]=> string(111) "reagimi-i-forte-i-bashes-flet-me-emra-lala-zbuloi-lidhjet-e-deputetit-te-ps-kam-nje-mesazh-per-edi-ramen-132711" }