'Reagimi i ftohtë dhe i vonuar i Ramës', DETAJI në mesazhin për dorëheqjen e Haradinajt, nuk i përmend as...

Publikuar tek: politike, më 14:47 20-07-2019 'Reagimi i ftohtë dhe i vonuar i Ramës', DETAJI në mesazhin për dorëheqjen e Haradinajt, nuk i përmend as...

Kryeministri Edi Rama reagoi pak minuta më parë për dorëheqjen e homologut të tij kosovar, Ramush Haradinaj.

Mirëpo, ajo që bie në sy, është pasi mesazhi i kryeministrit Rama vjen shumë me vonesë, një ditë pasi Ramush Haradinaj dha dorëheqjen. Por edhe pse një ditë më vonë, në reagimin e tij, Rama nuk flet drejtëpërdrejt për dorëheqjen e Haradinajt, por vetëm për faktin e thirrjes në Hagë, madje duke mos i përmendur as emrin, duke e cilësuar atë thjeshtë si 'protagonist të UÇK-së'.

'Këto ftesa në radhë nga Haga për protagonistët e UÇK,janë një sfidë e re e çdonjërit prej të thirrurve, në vazhdën 20vjeçare të betejës së pasluftës, për të provuar deri në fund pafajësinë e tyre. Por janë edhe një sfidë e papërfunduar kombëtare në anën e duhur të historisë',, shkruan Rama.

Kujtojmë se kryeministri Rama dhe Haradinaj muajt e fundit kanë pasur një përplasje të ashpër, e cila u theksua më shumë në samitin e Berlinit. Haradianj u shpreh asokohe se Rama dhe Thaçi i kishin bërë presion për heqjen e taksës. Ndërkohë, pas kësaj mes tij dhe Ramës pati përplasje në distancë.

Sakaq, në Prishtinë është komentuar gjatë mesazhi i sotëm i Ramës, ndërsa është cilësuar si i 'ftohtë dhe i vonuar'.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.022587060928345
array(1) { ["section"]=> string(108) "reagimi-i-ftohte-dhe-i-vonuar-i-rames-detaji-ne-mesazhin-per-doreheqjen-e-haradinajt-nuk-i-permend-as-172782" }