Reagoi ashpër ndaj kreut demokrat, Paloka pyet Taulant Ballën: Pse të dogji për Dritan Dajtin? Çfarë lidhje ke ti me...?

Publikuar tek: politike, më 21:15 08-08-2020 Reagoi ashpër ndaj kreut demokrat, Paloka pyet Taulant Ballën: Pse të dogji për Dritan Dajtin? Çfarë lidhje ke ti me...? Edi Paloka

Nën kryetari i PD-së, Edi Paloka ka reaguar pas postimit të Taulant Ballës, i cili akuzon PD dhe Bashën për marrje zgjedhjesh në 2009 në bashkëpunim me krimin e organizuar.

Reagimi i Ballës erdhi pas postimit të kreut demokrat në lidhje me përkujtimin e 4 policëve të vrarë 11 vjet më parë nga Dritan Dajti.

Tani Paloka i shtron disa pyetje Ballës, duke hedhur dyshime për lidhjen e tij dhe Ramës me Dajtin, dhe dëshirën e tyre për ta liruar sa më parë nga qelia e burgut.

Postimi i Palokës

Pse i dogji Taulant Ballës reagimi i Lulzim Bashës?
Pse kërkoi Balla ta heqë vëmendjen nga politikanët qe po blejnë lirinë e Dritan Dajtit përmes gjyqtarëve dhe prokurorëve të kapur prej tyre?
Kë po mbron Taulant Balla dhe pse i intereson kaq shumë lirimi i Dritan Dajtit?
Çfarë di ai për komunikimet e shefit të tij me Dritan Dajtin në burg?
A ka lidhje me tenderat që Dritan Dajti po fiton nga burgu?

Sa për të tjerat, 7 vite në pushtet kanë qenë të mjaftueshëm për të zbardhur gjithçka lidhet me këtë ngjarje, pas të cilave Taulant Balla kërkon të fshehë krimin e lirimit të Dritan Dajtit dhe rivrasjen për së dyti të 4 oficerëve të policisë.

Ndarja e politikës nga krimi, duke nisur me Taulant Ballën dhe goditja pa mëshirë e krimit të organizuar është detyrimi ynë më i madh. Drejtësia do të bëhet!

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0093140602111816
array(1) { ["section"]=> string(120) "reagoi-ashper-ndaj-kreut-demokrat-paloka-pyet-taulant-ballen-pse-te-dogji-per-dritan-dajtin-cfare-lidhje-ke-ti-me-216525" }