Reagoi për Ivanoviç, dhjetra komente “masakrojnë” Mirela Kumbaron: Çfarë flet ti moj...??

Publikuar tek: fcb-bomb, më 00:09 18-01-2018 Reagoi për Ivanoviç, dhjetra komente “masakrojnë” Mirela Kumbaron: Çfarë flet ti moj...??

Në një status në Facebook, Mirela Kumbaro, Ministre e Kulturës dënoi ashpër vrasjen e politikanit serb Oliver Ivanoviç, por i është dashur të përballet me vrullin e komentuesve të shumtë që e kanë “masakruar” duke e quajtur deri...”idiote”.

Ja çfarë shkruan si fillim Kumbaro:

“I patolerueshëm krimi i vrasjes së Oliver Ivanoviçit sot!

Tragjike vrasja e njeriut dhe e politikanit,

e rëndë goditja për të gjithë bashkëpunimin e forcave mendjehapura për paqen në Ballkan!

Gjetja dhe dënimi maksimal i dorës vrastare është detyrë e menjëhershme për të sotmen dhe të ardhmen!”.

Por menjëherë komentues të shumtë i kanë vënë në dukje se Ivanoviç ishte një politikan i dënuar për krime lufte ndaj popullatës civile shqiptare në Kosovë, me 9 vite burg.

“Informohu pak ma shume per kete Oliverin, idiote..”, i shkruan dikush ndërsa një komentues tjetër pyet i habitur “Çfarë flet moj ti????”.

Ministrja është detyruar të ndërhyjë për t’u sqaruar:

Mirëmbrëma Shqiptar, nuk di ku e lexon që ivanoviqi është mendjehapur?!?! Unë them qe akti terrorist eshte goditje per punen e forcave mendjehapura qe sot punojne per bashkepunim dhe integrim ne Europe. Mos u ngut e lexoje dhe nje here. Faleminderit!

dfwergw3gg3g.jpg

sdfwergw3g4g.jpg

wergftw3g4gg43g.jpg

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.04942798614502
array(1) { ["section"]=> string(87) "reagoi-per-ivanovic-dhjetra-komente-masakrojne-mirela-kumbaron-cfare-flet-ti-moj-106957" }