Kryetari i Bashkisë së Kukësit Bashkim Shehu pak minuta më parë doli në një konferencë për mediat për të dhënë më shumë informacione rreth asaj çfarë po ndodh aktualisht në Kukës.
Pas arrestimit të 24 personave që morën pjesë në protestë, Shehu ka refuzuar ftesën e Ramës për të negociuar duke u shprehur se nuk do të zhvillojë asnjë takim pa liruar qytetarët.
Sakaq, Shehu i bëri thirrje kryeprokurores Arta Marku të ndërhyjë urgjentisht dhe të hetojë çfarë ka ndodhur pasi sipas tij faji nuk është aspak i qytetarëve.
Ndërkohë theksoi se është i zgjedhur lokal i këtij populli dhe nuk mund të tradhëtojë njerëzit e tij. ‘Unë jam i zgjedhur i këtij popullit, nuk mund të shkoj e takoj Edi Ramën. Unë bëj letra për ministra e kryeministrin. Nuk arrestohen trafikantët dhe kriminelët, por arrestohen qytetarët që ne i njohim, arrestohen njerëz që punojnë’, tha Shehu.