Reagon Berisha: Rekomandimi, për shqiptarët dhe për arsye gjeostrategjike. Të dënojmë narkoqeverinë

Publikuar tek: barometri, më 07:28 18-04-2018 Reagon Berisha: Rekomandimi, për shqiptarët dhe për arsye gjeostrategjike. Të dënojmë narkoqeverinë

Lidhur me rekomandimin për hapjen e negociatave me BE-në ka reaguar edhe ish kryeministri Sali Berisha duke e quajtur vendim të marrë për arsye gjeostrategjike.

Berisha jo vetëm që anashkalon rolin e qeverisë Rama, por fton shqiptarët të dënojnë atë që quan narkoqeveri dhe ministrat e saj që janë “baronë të drogës”.

Reagimi i plotë i Berishës:

Komisioni Europian rekomandoi hapjen e negociatave me Shqiperine!

Te dashur miq, sot, ne raportin e tij per Shqiperine, Komisioni Europian i rekomandoi Keshillit Europian paresisht per arsye gjeostrategjike dhe te paqes ne rajon, siç deklaroi ne Parlamentin Europian presidenti i ketij Komisioni Jean Claude Juncker, hapjen e negociatave me Shqiperine.

Komisioni Europian me kete vendim te drejte ka shprehur gjithashtu dashamiresine dhe respektine e tij per kombin shqiptar, perpjekjet dhe aspirtatat tona per tu integruar ne Bashkimin Europian si e ardhmja jone me e mire.

Prandaj ju ftoj te dashur miq, t’i shprehim mirenjohjen tone te thelle Komisionit Europian per vendimin e tij te sotem dhe le t’iu bejme thirrje vendeve anetare te BE ta miratojne kete vendim shume te rendesishem per perspektiven europiane te kombit shqiptar.

Gjithashtu ju ftoj te denojme me ashpersine me te madhe narkoqeverine e Edvin Kristaq Rames qe ka instaluar:

- narkoshtetin, ne te cilin kryeministri, vellai Olsi, ministrat jane baronet kryesor te droges, dhe ka

- shnderruar Shqiperine ne Kolumbine e Europes,

- vendin, sipas DASH qender operacionale rajonale te krimit te organizuar

-vendin e eksodit masiv, qytetaret e te cilit renditen te paret ne Europe per kerkesat per azil politik dhe here here ne Gjermani dhe France zene vendin e pare ne bote per keto kerkesa.

-vendin e te rrembyerve dhe burgosurve politik,

-vendin ne te cilin kreu i ekzekutivit eshte njekohesisht kryegjykatesi dhe kryeprokurori i vendit dhe ben gjahun e shtrigave ndaj opozites dhe kundershtareve politike dhe mbrone kriminelet e qeveritaret e saj e sorollopin e tyre

-vendin ku lidhjet me trafikante, vrases dhe bandite jane kriter per tu bere minister, mbiminister, gjykates, prokuror, zyrtar i larte i te gjitha niveleve.

-vendin ne te cilin ne 4 vitet e fundit, sipas Kontrollit te Larte te Shtetit jane vjedhur ne tendera dhe konçesione 3.2 miliard euro.

Ne kete kontekst, vendimi per çeljen e negociatave eshte nje thirrje per qytetaret shqiptare te ndahen sa me pare me Edvin Kristaq Ramen dhe kliken e tij, per te adresuar ne menyren me serioze problemet e medha te vendit dhe ecur te sigurte ne procesin e negociatave ne rrugen e integrimit te plote te Shqiperise ne Bashkimin Europian! sb

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023852109909058
array(1) { ["section"]=> string(103) "reagon-berisha-rekomandimi-per-shqiptaret-dhe-per-arsye-gjeostrategjike-te-denojme-narkoqeverine-117264" }