Reagon djali i kryebashkiakut të Poliçanit: Ju tregoj të vërtetën e sherrit të babit me mësuesin

Publikuar tek: aktualitet, më 13:40 10-03-2017 Reagon djali i kryebashkiakut të Poliçanit: Ju tregoj të vërtetën e sherrit të babit me mësuesin

Pas denoncimit të ish-kryeministrit, Sali Berisha se kryebashkiaku i Poliçanit, Adriatik Zotkaj ka dhunuar në mes të qytetit babë e bir të dy me profesion mësues ka reaguar djali i krybashkiakut.

Djali rrëfen se shkak i dhunës nuk ka qenë partia, por pikërisht ai. I riu sqaron se arsyeja ka qenë personale mes tij dhe djalit të mësuesit të cilët janë zënë dhe kryebashiaku ka ndërhyrë për t'i ndarë. Kjo është e vërteta sipas djalit të kryebashkiakut dhe nuk ka lidhje me politikën.

"Arsyeja e "sherrit" ishte personale midis meje dhe djalit të mësuesit, s'ka as politikë në mes asgjë, jua siguroj. Leje ça thotë Sala. Babai im duke më parë mua që po zihesha u afrua, u fut në mes të sherrit duke na ndarë pasi gjërat mund të përkeqësoheshin. Tani ju lutem më thoni kush është ai prind qoftë kryetar bashkie apo deputet, ministër që shikon djalin të zihet dhe nuk ndërhyn?? Kërkoj faljen për zënien pasi ishte e gjitha një keqkuptim dhe ju lutem publikojeni pasi dua që të qartësohet opinioni dhe nuk e durojmë dot atë nofkën "kriminel, bandit". Ne nuk jemi të tillë, ju betohem për këtë. Kam bërë gabim pasi isha në xhiro me babin dhe nuk i mendova pasojat që mund ta lidhin me politikën. Gabimi im. Nuk po ju kërkoj as të fshini lajmin, asgjë, po të paktën të dali dhe versioni jonë i ngjarjes se cdo gjë që bëjmë ne publikohet dhe merr ngjyra politike, nuk është gjithmonë kështu. Unë i kuptoj të gjitha ato që nxirrni juve sepse atë punë keni, po të paktën e kemi të drejtën e një sqarimi se ndihem fajtor për përfshirjen e babit tim në muhabete fëmijësh" shkruan djali i tij për JOQ.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Xhama antiplumb, dedektorë dhe kamera gjithandej… Urdhri i ri i Tahirit për forcimin e sigurisë në vend
NGJARJE HORROR/ Denoncon prindërit për vrasjen e vëllait, bie pre e trafikimit. I dashuri e bën prostitutë dhe i vret foshnjen »
Article Logic
Execution time: 0.011237144470215
array(1) { ["section"]=> string(101) "reagon-djali-i-kryebashkiakut-te-policanit-ju-tregoj-te-verteten-e-sherrit-te-babit-me-mesuesin-71443" }