Reagon Gjiknuri për protestën: Dëmet do i paguajë taksapaguesi shqiptar

Publikuar tek: aktualitet, më 10:30 03-04-2018 Reagon Gjiknuri për protestën: Dëmet do i paguajë taksapaguesi shqiptar Ministri i Infrasturkturës dhe Enërgjisë Damian Gjiknuri

Ministri i Infrasturkturës dhe Energjisë Damian Gjiknuri, në një bashkëbisedim me gazetarët, shprehu keqardhjen për dhunën e ushtruar në Rrugën e Kombit.

Ministri tha se dhuna u ushtrua nga njerëz të manipuluar politikisht e u shpreh se dëmët e shkaktuara janë në kurriz të taksapaguesve shqiptarë që do paguajnë për to.

“I gjithë investimi i takon shtetit shqiptar, kapitalizohet për llogari të shtetit. Dëmi iu bë taksapaguesve shqiptarë, që kontribuojnë për shërbimet publike”, u shpreh ministri.

Më shumë nga fjala e ministrit Gjiknuri:

Shpreh keqardhjen për dhunën barbare, nga disa njerëz me precedent kriminalë, që nuk kanë lidhje me protestën, por janë të manipuluar politikisht nga njerëz që duan të vijnë në pushtet. Që nga momenti i ndodhjes së ngjarjes, së bashku me personelin e kompanisë private, po bëjmë një vlerësim të dëmeve, ku do të kemi dhe shifrën finale. Dëmi shkon disa miliona euro.

Ky investim nuk duhet ngatërruar si një investim privat. I gjithë investimi i takon shtetit shqiptar, kapitalizohet për llogari të shtetit. Dëmi i shkaktuar iu bë taksapaguesve shqiptarë, që kontribuojnë për shërbimet publike.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « 23 protestues në burg, flet për herë të parë kreu i Gjykatës së Kukësit
Gjiknuri jep alarmin: Ka degraduar rruga Tiranë-Durrës, ja sa kushton rindërtimi nga e para »
Article Logic
Execution time: 0.010702133178711
array(1) { ["section"]=> string(77) "reagon-gjiknuri-per-protesten-demet-do-i-paguaje-taksapaguesi-shqiptar-115506" }