Reagon ish-kryeministri Ahmeti: Nuk kam pasur pushtet për të ndikuar në marrëveshjen CEZ-DIA

Publikuar tek: aktualitet, më 16:48 09-09-2015 Reagon ish-kryeministri Ahmeti: Nuk kam pasur pushtet për të ndikuar në marrëveshjen CEZ-DIA

Ish-kryeministri Vilson Ahmeti ka reaguar pas publikimit të lajmit në gazëtën DITA, që citonte burimet e saj për përfshirjen e tij në marrëveshjen e arritur mes CEZ dhe DIA. Sipas Ahmetit, ai nuk ka pasur asnjë pushtet apo suport politik në vitin 2009 dhe për këtë arsye nuk mund të ndikonte në marrëveshjen mes dy kompanive. Ai mohon gjithashtu që të ketë njohje me ish-drejtorin e CEZ, Hejçek.

Por, Newsbomb.al ka arritur që të zbulojë nga dokumentat e paraqitura në arbitrazh, se pavarësisht mohimeve, Ahmeti është i përfshirë në aferën CEZ-DIA. Sipas asaj që transmeton Newsbomb, kompania A.I.C ku është pronar Vilson Ahmeti ka përfituar nga DIA rreth 170 milionë lekë për punime të pakryera për llogari të CEZ.

Gjithesesi, këto pretendime ish-kryeministri në reagimin e tij i konsideron me prapavijë të qartë, në shërbim të interesave të caktuara.

“U gjenda i suprizuar mengjësin e sotëm për lajmin e botuar në gazetën DITA, ku sipas burimeve të tyre, personi im ka rol në marrëveshjen e arritur midis CEZ dhe DIA. I bëj me dije mbarë opinionit se të dy shoqëritë e përfolura në këtë çështje, janë shoqëri private dhe si të tilla nuk kanë nevoj për një negociator apo "marifetëxhi", për të lidhur një kontratë mes tyre. Në kushtet e mia , nuk di se çfarë mund t’i ofroja këtyre shoqërive për të arritur marrëveshjen mes tyre, kur dihet qartësisht se as nuk kam patur pushtet në vitin 2009, të cilit i referohet gazeta dhe nuk kam as në ditët e sotme. Sipas asaj që kushdo kupton në mënyrë intuitive asnjë person pa pushtet apo pa suport politik nuk mund të ndikoj në marrëveshje midis shoqërive private. Është vetëm forca e shtetit ajo që mundëson një gjë të tillë dhe natyrisht kur ka vullnet nga palët në anën tjetër. Përsa i përket pretendimit të një rryshfeti të paguar nga Hejsek mund të them se nuk e kam takuar ndonjëherë ketë person dhe ashtu si shpjegova më lart, nuk ka arsye të ndodhte një gjë e tille. Ndjej keqardhje për gazeta që ndermarrin inciativa të tilla, për të inskenuar gjëra të pavërteta duke i hedhur në treg me prapavijë të qartë, në shërbim të interesave të caktuara”, shprehet Ahmeti.

Vilson Ahmeti ka qenë kryeministër i Qeverisë teknike 1991-1992, e cila përgatiti vendin për zgjedhjet parlamentare të 22 marsit 1992. Ahmeti është dënuar më parë me dy vite burg për përfshirjen në skandalin e “Arsidi”.

Lexo edhe: Dokumenti/ Sa përfitoi ish-kryeministri Vilson Ahmeti nga CEZ dhe DIA, zbulohet firma e Ismailajt me Ahmetin

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Ja fotot nga ndërtimi i bunkerit - muze në qendër të Tiranës
Shqiptari ekstradohet nga Italia, tentoi të vriste një person në Shkodër »
Article Logic
Execution time: 0.011645078659058
array(1) { ["section"]=> string(97) "reagon-ish-kryeministri-ahmeti-nuk-kam-pasur-pushtet-per-te-ndikuar-ne-marreveshjen-cez-dia-20377" }