Reagon KE për korrigjimin e kufijve: Zgjidhja të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Publikuar tek: barometri, më 10:11 12-08-2018 Reagon KE për korrigjimin e kufijve: Zgjidhja të jetë në përputhje me të drejtën ndërkombëtare

Prej disa ditësh në qendër të vëmendjes është korrigjimi i kufijve të Kosovës.

Pas reagimeve të shumta së fundmi ka reaguar dhe Komisioni Europian nëpërmjet zëdhënësit Carlos Martin, i cili ka deklaruar sot në Bruksel se zgjidhja duhet të jetë në përputhje më të drejtën ndërkombëtare.

Gjithashtu KE tha se do bëjë të mundur ndërmjetësimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

"Zgjidhja të jetë realiste dhe e mundshme, gjithashtu të jetë në përputhje me te drejtën e ndërkombëtare. Prishtina dhe Beogradi duhet të kenë pajtueshmeri për zgjidhjen. Vuçiç dhe Thaci duhet të realizojnë bisedime intensive dhe produktive. Liderët e dy shteteve vendosën të takohen në fillim të shtatorit. Ne do ndërmjetësojmë dialogun mes Kosovës dhe Serbisë", tha ndër të tjera Martin.

 

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.023218154907227
array(1) { ["section"]=> string(100) "reagon-ke-per-korrigjimin-e-kufijve-zgjidhja-te-jete-ne-perputhje-me-te-drejten-nderkombetare-130866" }