Reagon këshilltari i Kishës Ortodokse Shqiptare: Janullatosi ka vetëm hernie diskale

Publikuar tek: aktualitet, më 09:24 18-08-2015 Reagon këshilltari i Kishës Ortodokse Shqiptare: Janullatosi ka vetëm hernie diskale

Këshilltari për media i Kishës Ortodokse Autoqefale Shqiptare, Thoma Dhima ka reaguar pas publikimit në media të lajmit për gjendjen shëndetësore të kryepeshkopit Janullatos.

Sipas Dhimës, Janullatosi ka patur vetëm probleme me hernien diskale që i ka vështirësuar punën ndërsa mohon se mbledhja e krerëve të kishave të jetë bërë për arsye trashëgimie, candidature apo testament, teksa thotë se këto janë fantazira.

Thoma Dhima shprehet se kjo gjë do të ndodhë, por vetëm kur Janullatosin ta thërrasë Perëndia, deri atëherë, thotë Dhima ai do marrë si gjithmonë urimin nga besimtarët: “Për shumë vjet o Kryezot”.

“Kryepeshkopi Anastas është mirë me shëndet. Ka pasur një periudhë në të cilën një hernie e dhimbshme diskale e vështirësoi në kryerjen e shërbesave të shenjta, por asnjë moment nuk u shkëput nga drejtimi i Kishës. Tani, faleminderit Perëndisë, po i bën sërish rregullisht të gjitha Liturgjitë Hyjnore. Ai drejtoi meshimin në datë 2, 6, 15 dhe 16 gusht.

Ka pasur vetëm mbledhje rutine të Sinodit të Shenjtë, të drejtuara nga Kryepeshkopi.

Sa për fantazira me zëvendësime, dorëheqje, kandidatura, "testamente", pas shumë e shumë vitesh, do vijë një ditë kur kjo çështje do shtrohet, por pasi Perëndia të vendosë ta thërresë pranë Tij. Deri atëherë, ai do jetë gjithmonë Bariu shumë i dashur i besimtarëve orthodhoksë të Shqipërisë, Kryepeshkopi i Kishës Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë, duke marrë si gjithmonë prej tyre urimin: "Për shumë vjet o Kryezot!"

"Çudia" është se gazetat nuk u interesuan kur ai ishte i sëmurë dhe këtë e deklaroi edhe përpara besimtarëve, pa asnjë problem, por kur u bë mirë. Me sa duket dikush na qenka mërzitur nga shërimi i Tij”, shkruan Thoma Dhima.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Motrat Kajtazi gjatë arratisë edhe shkuma party në Vlorë (Foto)
I riu goditet me shkop bejsbolli te “Komuna e Parisit” »
Article Logic
Execution time: 0.011799097061157
array(1) { ["section"]=> string(89) "reagon-keshilltari-i-kishes-ortodokse-shqiptare-janullatosi-ka-vetem-hernie-diskale-18612" }