Kreu i Kuvendit Ilir Meta ka reaguar për mediat lidhur me ngjarjen e rëndë të ditës në Dukagjin ku u vranë dy turistë çekë. Meta kërkon nga organet kompetente që të veprohet me shpejtësi për vendosjen përpara drejtësisë të autorëve ndërsa shton se akte të tilla cënojnë rëndë imazhin e vendit.
“Dënoj me ashpërsi aktin barbar në të cilin humbën jetën në mënyre brutale dy turistë çekë, të cilët kishin zgjedhur të vizitonin Shqipërinë dhe shijonin mikpritjen dhe bukuritë e saj. Shreh të gjithë solidaritetin familjeve të dy turistëve të vrarë dhe kerkoj nga organet e zbatimit të ligjit të veprojnë me shpejtësi dhe vendosin përpara drejtësisë autorët e këtij akti barbar, i cili bie ndesh me traditat e mikpritjes, bujarisë dhe besës së krahinës së Dukagjinit dhe gjithë popullit shqiptar.
Akte të tilla dëmtojnë rëndë imazhin e vendit si një destinacion turistik dhe kërkoj nga organet kompetente të marrin te gjitha masat që raste të tilla të mos përsëriten në të ardhmen”, përmbyll Meta në deklaratën e tij.