Reagon Ministria e Arsimit për mësuesen e Medresesë që mbështet ISIS: Videoja është regjstruar në 2015-n, dënojmë rastin

Publikuar tek: aktualitet, më 18:44 19-01-2017 Reagon Ministria e Arsimit për mësuesen e Medresesë që mbështet ISIS: Videoja është regjstruar në 2015-n, dënojmë rastin

Pas publikikimit të videos së mësueses së Medresesë ka reaguar Ministria e Arsimit duke pohuar se videoja është regjistruar që në vitin 2015-të gjatë një ore leksioni dhe se në 2016-n nuk Emine Alushi nuk ka qenë mësuese pranë kësaj shkolle.

Njoftimi!

Në datën 18 Janar 2017, në emisionin televiziv “Stop” - TV Klan, u publikua një video regjistrim, përmbajtja e së cilit lidhet me deklaratat propagandistike pro ISIS, të një mësueseje, gjatë një ore mësimi, në shkollën jopublike “Haxhi Sheh Shamia” (Medreseja) - Shkodër.

Ministria e Arsimit dhe Sportit (MAS), bazuar në të dhënat që siguroi për rastin, informon si vijon:

• Opinionet janë shprehura nga znj. Emine Alushi, gjatë një orë mësimi, në vitin 2015, kohë kur ajo ka qenë aktivizuar si mësuese me kohë të pjesshme në atë institucion arsimor. Znj. Alushi nuk e ka ushtruar më detyrën e mësueses gjatë vitit shkollor aktual.

• MAS e dënon më forcë rastin dhe e konsideron të papranueshëm këtë përpjekje radikale për të përhapur pikëpamje ekstremiste gjatë një ore mësimore si dhe kërkon nga organet kompetente marrjen e masave të plota për të verifikuar të gjitha rrethanat që qëndrojnë prapa tij. Shkollat tona kanë qenë, janë dhe do të mbeten institucione që kultivojnë vlera të larta demokratike dhe atdhetare tek brezi i ri i vendit, duke refuzuar çfardo përpjekjeje për radikalizëm apo ekstremizëm.

• MAS-i dhe agjencitë vartëse të saj kanë monitoruar dhe vlerësuar vijimisht procesin mësimor - edukativ dhe rezultatet e tij, në të gjitha institucionet arsimore. Ndonëse MAS e konsideron si të shkëputur rastin në fjalë, garantohet opinioni publik se do të merren hapa të plotë për të verifikuar dhe analizuar gjendjen dhe për të marrë të gjitha masat e duhura që në bashkëpunim me prindërit dhe të gjithë shoqërinë, të ruhet hapësira shkollore nga radikalizmi, dhuna dhe ekstremizmi.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Qytetari dorëzon armën pa leje nga viti 1997, ministri Tahiri bën një thirrje (VIDEO)
Veliaj: Për politikat vendore ka konsensus të majtë e të djathtë, caktimi i disa taksave të jetë kompetencë e njësive vendore »
Article Logic
Execution time: 0.012833833694458
array(1) { ["section"]=> string(124) "reagon-ministria-e-arsimit-per-mesuesen-e-medresese-qe-mbeshtet-isis-videoja-eshte-regjstruar-ne-2015-n-denojme-rastin-66053" }