Reagon Ministria e Jashtme: Detin do ta ndajmë në mënyrë të drejtë për të dyja palët

Publikuar tek: politike, më 19:08 30-01-2018 Reagon Ministria e Jashtme: Detin do ta ndajmë në mënyrë të drejtë për të dyja palët

Ministria e Jashtme ka reaguar lidhur me diskutimet për atë që njihet si çështja e detit, me palën greke.

Deklarata e MPJ-së shqiptare vjen pas reagimeve të shumta gjatë ditës së sotme se Shqipëria ka pranuar t’i falë Greqisë sipërfaqen detare pre 12 mijlesh, e përcaktuar në marrëveshjen e 2009-ës mes Lulzim Bashës dhe Dora Bakojanis, në atë kohë ministra të Jashtëm.

Ministria e Jashtme sqaron se kufijtë nuk janë përcaktuar ende, por ky është një proces që do realizohet nga ekspertët, duke ndarë kufirin detar në mënyrë të pranueshme nga të dyja palët.

Deklaratë e Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme:

Duke marrë shkas nga reagimet e sotme të pa bazuara në lidhje me procesin e diskutimeve në tërësi më Greqinë, e më posaçërisht për çështjen e delimitimit të hapësirave detare, Ministria për Evropën dhe Punët e Jashtme dëshiron të sqaroj opinionin publik se:

Delimitimi i hapësirave detare është në interes të të dy vendeve si për sa i përket përcaktimit përfundimtar të kufijve të ushtrimit të sovranitetit dhe të drejtave sovrane në këto hapësira, po ashtu në drejtim të shfrytëzimit ekonomik të tyre.

Vendimi i Gjykatës Kushtetuese e rrëzoi marrëveshjen e nënshkruar mes dy vendeve në vitin 2009. Në mungesë të një marrëveshje mes tyre, që prej vitit 2013 palët kanë kryer një sërë diskutimesh ekploratore për gjetjen e një zgjidhjeje të qëndrueshme për këtë çështje.

Në këto diskutime qëndrimi i palëkundur i palës shqiptare ka qenë dhe mbetet lidhja e një marrëveshjeje për delimitimin e hapësirave detare bazuar në parimet e Konventës për të Drejtën e Detit ku të dy shtetet janë palë, praktikën ndërkombëtare, vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin e brendshëm që do të mundësojë një ndarje të drejtë dhe të pranueshme për të dy palët.

Është ky qëndrim i palëkundshëm pika e nisjes për ekspertët që do të negociojnë me palën greke për këtë çështje. Çdo interpretim tjetër nga aktorët politikë është qëndrim dashakeq që synon të relativizojë, apo më keq, mohojë gabimet trashanike të së shkuarës.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0085780620574951
array(1) { ["section"]=> string(90) "reagon-ministria-e-jashtme-detin-do-ta-ndajme-ne-menyre-te-drejte-per-te-dyja-palet-108517" }