Reagon ndaj realitetit të hidhur gazetari shqiptar: Ne të gjithë jemi vrasës!

Publikuar tek: aktualitet, më 12:31 19-03-2017 Reagon ndaj realitetit të hidhur gazetari shqiptar: Ne të gjithë jemi vrasës!

“Ne të gjithë jemi vrasës...më saktë vrasës potencialë”, kështu shprehet gazetari i njohur shqiptar Edi Oga, duke marrë shkas nga  rasti i një kalimtareje e cila u shtyp nga një mjet.

“Shpejtësia, alkooli, celulari, patenta e pamerituar, mosveprimet e policisë... të gjitha këto, veç e veç apo të kombinuara, në një fraksion sekonde, mund të na transformojnë në vrasës, ose të vrarë...!”, shkruan Oga.

Reagimi i gazetarit Edi Oga:

Ne të gjithë jemi vrasës!

...më saktë, vrasës potencialë! Kur ne ulemi në sediljen e një makine dhe e vëmë atë në lëvizje, kemi marrë përgjegjësi shumë të madhe mbi vete; komandojmë një armë potencialisht vdekjeprurëse, një objekt me masë të madhe, i cili nën efektin kinetik të shpejtësisë, nuk është aq i paqtë sa kur është i parkuar! Nëse ky objekt përplaset me një njeri, ligjet e fizikës punojnë kundër objektit me mish, gjak dhe kocka! Mund të bëhet gjëma...!!!
...Monika po kalonte në bulevard atë të enjte në mesditë, pa e ditur se një orë më pas do të dergjej në një shtrat të reanimacionit duke luftuar për jetën! Mund të isha unë në atë shtrat, mund të ishe ti...
Shpejtësia, alkooli, celulari, patenta e pamerituar, mosveprimet e policisë... të gjitha këto, veç e veç apo të kombinuara, në një fraksion sekonde, mund të na transformojnë në vrasës, ose të vrarë...!

 

 es.png

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Sekuestohen 25 kile drogë brenda autobusit të linjës Shkodër-Pistoja, arrestohen 3 persona (EMRAT)
Humbi jetën si pasojë e shkëndisë elektrike në Tiranë, ja çfarë nxorrën nga kabina ku jetonte 36-vjeçari (FOTOT) »
Article Logic
Execution time: 0.011892080307007
array(1) { ["section"]=> string(81) "reagon-ndaj-realitetit-te-hidhur-gazetari-shqiptar-ne-te-gjithe-jemi-vrases-72422" }