Reagon në mesnatë vajza e Dritëroit: E mallkuara vdekje të mposhti... (E PLOTË)

Publikuar tek: foto-e-dites, më 08:57 06-02-2017 Reagon në mesnatë vajza e Dritëroit: E mallkuara vdekje të mposhti... (E PLOTË)

Reagon vajza e Dritëro Agollit, pas humbjes së madhe. Elona Agolli ka gjetur forcë për të shkruar disa rreshta vërtet prekës që reflektojnë dhimbjen që ndjen në këto momente.

Reagimi i plotë:

Ati im Dritëro , 

Ke shkruar aq shumë poezi për vdekjen , duke dashur të sfidoje ankthin prej saj . E mallkuara të mposhti ; të mposhti fizikisht e përkohësisht. 

Dritëroi po fle ,dhe në ëndrrat e gjithkujt do shfaqet përherë si bardi Dritëro që kurrë vdekje nuk ka . 

Ati im , nuk më ndodhesh pranë fizikisht , unë nuk të ledhatoj dot flokët e bardha e të bukura tanimë, unë nuk këmbej dot mendime dhe ide  të mençura , por unë të lexoj, të ndjej,të kam të gjallë. 

Më thoje dikur që "e di ti si thotë një i ditur?:Sa më larg distancohesh nga ndërtesat e larta , aq më të larta duken ." 

Dhe ti Ati im je si ai monument i lartë që përherë do na shëmbëllesh edhe më i lartë. 

Nuk është e lehtë për mua , vajzën, që përballë dashurisë së pakufi e pa kushte për Atin ,të pranojë ligjet e natyrës e faktin që jeta është proces .

" Mos vdis në dhomën e heshtur i shtrirë ,

Është turp kaq shpejt të rrish e të vdesësh

Ne ëndërronim një vdekje pak më të mirê 

Duke vdekur fytyrat tona t'i shihnim ne pikën e vesës.". gjëmon zëri i poetit , në "Ëndêrr e prerë".

Ati im i shenjtë Dritëro lamtumirë.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « S’përdori kurrë kompjuter, ky është dorëshkrimi i fundit i Dritëroit
"Free TAXI", skema e prostitucionit në Tiranë ku përfshiheshin taksistët, vajzat tutore dhe polici »
Article Logic
Execution time: 0.011645078659058
array(1) { ["section"]=> string(79) "reagon-ne-mesnate-vajza-e-driteroit-e-mallkuara-vdekje-te-mposhti-e-plote-67853" }