Reagon OSHEE-ja: Klientit i është ndërprerë energjia nga 29 dhjetori

Publikuar tek: aktualitet, më 17:27 18-01-2015 Reagon OSHEE-ja: Klientit i është ndërprerë energjia nga 29 dhjetori

Pas akuzave të PD-së reagoi Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike. Me anën e një deklarate, OSHEE-ja thotë se hedh poshtë akuzat e ngritura sot publikisht nga Partia Demokratike përmes deputetes Albana Vokshi.



“Sa i takon kontratës së një biznesi që i referohet në deklaratë Partia Demokratike, OSHEE-ja deklaron se kjo kontratë ka qenë pjesë e listës së debitorëve kryesore që është dërguar për ndërprerjen e energjisë elektrike.
Rajoni i Korçës në bashkëpunim me Drejtorinë e Tensionit të Lartë ka bërë ndërprerjen e klientit nga nënstacioni që në datën 29 dhjetor 2014. Në datën 9 janar, klienti është verifikuar sërish dhe energjia në këtë subjekt vazhdon të jetë e ndërprerë deri në likujdimin e plotë të detyrimeve.
Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike i bën thirrje Partisë Demokratike që ta lërë të rimëkëmbet kompaninë që ajo vetë rrënoi për tetë vitet e qeverisjes së saj.”


Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Hollandë, vriten dy vëllezërit shqiptarë. Një shqiptar tjetër plagoset
KOKAINA/ DEA amerikane në Shqipëri, Ilir Hyseni trafik ndërkombëtar »
Article Logic
Execution time: 0.01184606552124
array(1) { ["section"]=> string(71) "reagon-oshee-ja-klientit-i-eshte-nderprere-energjia-nga-29-dhjetori-866" }