Reagon PD për marrëveshjen ‘zgjedhore’, Bardhi: U arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Reforma nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera

Publikuar tek: politike, më 17:05 14-01-2020 Reagon PD për marrëveshjen ‘zgjedhore’, Bardhi: U arrit me ndërmjetësimin e ndërkombëtarëve. Reforma nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera

Ka reaguar Sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike Gazment Bardhi pas arritjes së marrëveshjes së sotme mes PS dhe PS në lidhje me reformën zgjedhore ku ndër konkluzionet e arritura ishte që reforma të përfundojë deri më 15 Mars.

 Bardhi shkruan se marrëveshja e re u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtare dhe se kjo reformë nuk do te diktohet nga kjo qeveri.

Në postimin e tij në facebook ai shkruan: “Propaganda është më e ethshme se asnjëherë për të mbuluar thelbin e asaj që u arrit me ndërmjetësimin e partnerëve ndërkombëtarë: 1.Reforma zgjedhore nuk do të diktohet nga qeveria e votave të blera.

2.Vendimet për reformën zgjedhore do të marren me konsensus jashtë Parlamentit ilegjitim. 3. Parlamenti është vetëm noter formal i vendimeve të tryezës politike. Përfaqësimi në tryezën e reformës zgjedhore me një nga arkitektët e blerjes së votës është në turpin e PS.

Në dorën tonë nuk është të zgjedhim kundërshtarin, por të bëjmë çdo gjë për zbatimin e reformës zgjedhore, që çon vendin drejt zgjedhjeve. Në dorën e qeverisë është të heqë gjendjen e jashtëzakonshme dhe t’u hapë rrugë zgjedhjeve të lira e të ndershme”.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0075621604919434
array(1) { ["section"]=> string(151) "reagon-pd-per-marreveshjen-zgjedhore-bardhi-u-arrit-me-ndermjetesimin-e-nderkombetareve-reforma-nuk-do-te-diktohet-nga-qeveria-e-votave-te-blera-192050" }