Reagon PD: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës

Publikuar tek: politike, më 15:12 17-08-2019 Reagon PD: Pjerin Ndreu do të ikë me pranga në duar nga Bashkia e Lezhës Kryetari i ri i Bashkisë së Lezhës Pjerin Ndreu

Sekretari për çështjet zgjedhore në Partinë Demokratike Ivi Kaso reagoi nëpërmjet një statusi në ‘’Facebook’’ në lidhje me kryetarin e ri të Bashkisë së Lezhës, Pjerin Ndreu.

Ai shprehet se ish-deputeti i Lezhës do të largohet nga detyra e re për t’u përballur me drejtësinë, për shkak se akuzohet për përfshirje në skemën e blerjes së votave në zgjedhjet lokale të Dibrës në vitin 2016. Skema u zbardh nga përgjimet e medias gjermane ‘’Bild’’.

DEKLARATË E SEKRETARIT PËR ÇËSHJTJET ZGJEDHORE, IVI KASO:

Reagimi i Pjerin Ndreu është ai i një trafikanti, që ndjehet i sigurtë nga mburoja e bosit të trafikantëve dhe kriminëleve, i ulur në karrigen e kryeministrit të vendit.

Lulzim Basha, patjetër që do të vijë  në Lezhë, ku ka mbështetjen e shumicës së qytetarëve të saj për të drejtuar vendin dhe për t’u hapur rrugë planeve të zhvillimit në Lezhë dhe në të gjithë Shqipërinë.

Por si fillim, Bashkia e Lezhës do të çlirohet nga trafikanti që e ka uzurpuar atë dhunshëm! Pjerin Ndreu dhe çdo anëtar tjetër i bandës së Edi Ramës, me të cilët ai mban pushtetin e tij kriminal, do të dalin nga politika dhe do të shkojnë para drejtësisë me pranga në duar. Zgjedhjet e paligjshme të 30 Qershorit dhe vjedhja e zgjedhjeve në Dibër, ku Pjerin Ndreu është kapur në flagrancë duke shkelur ligjin, do të ndëshkohen!

Rrugët e Perëndisë për të bërë drejtësi janë të pafundme!





Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.030560970306396
array(1) { ["section"]=> string(78) "reagon-pd-pjerin-ndreu-do-te-ike-me-pranga-ne-duar-nga-bashkia-e-lezhes-175607" }