Reagon PD: Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve...

Publikuar tek: politike, më 15:17 25-04-2019 Reagon PD: Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve...

Sekretari i Përgjithshëm Gazment Bardhi ka dalë në një deklaratë për shtyp ku i është drejtuar kryeministrit Rama.

Ai e ka pohuar se nuk ka për të pasur zgjedhje.

Sipas Bardhit, Rama e shndërroi Shqipërinë në një narko shtet nuk mund të organizojë zgjedhje të lira.

Bardhi u shpreh se e shqiptarët do t'i japin fund kësaj gjendje, duke nisur nga sot me ndalimin e makinave dhe nesër me ndalimin e zgjedhjeve.

'Zgjedhjen nuk ka për të pasur. Një qeveri, kryeministër ilegjitim, që e shndërroi Shqipërinë në një narko shtet nuk mund të organizojë zgjedhje të lira. Alternativa e tij është gazi, taksat, papunësi… nuk ka asnjë ide, asnjë program. Edhe kur nis të bëjë gjoja një punë, nuk e drejton vizioni dhe ligji por antiligji dhe korrupsioni. Ka vjedhur taksat. Nuk punon në interes të qytetarëve. Sot ndalimi i makinave, nesër me ndalimin e zgjedhjeve. Rruga jona pa kthim. E vetmja rrugë drejt BE , janë zgjedhjet e lira ', tha Bardhi.

Sondazh

Article Logic
Execution time: 0.0071380138397217
array(1) { ["section"]=> string(70) "reagon-pd-sot-ndalimi-i-makinave-neser-me-ndalimin-e-zgjedhjeve-161821" }