Reagon për herë të parë Dritan Prifti: Vrasjen e porositi Meta në shenjë hakmarrje se Doshi më mbështeti mua

Publikuar tek: aktualitet, më 20:07 05-03-2015 Reagon për herë të parë Dritan Prifti: Vrasjen e porositi Meta në shenjë hakmarrje se Doshi më mbështeti mua

Pasi i është përmendur emri në Kuvend për ndonjë përfshirje të mundshme në atentatin e vrasjes së deputetit Tom Doshi, Dritan Prifti ka reaguar për herë të parë duke thënë se nuk ka asnjë lidhje me denoncimin e Doshit.

Gjithashtu Prifti mohon të ketë ndonjë vodeo me Shkëlzen Berishën e thotë se Meta do ta vrasë Doshin, pasi e ka përkrahur atë për të publikuar videon e Ilir Metës.

Delkarata e Dritan Prftit:

“E kam pritur, si një mik i deputetit Tom Doshi, që kjo situatë e ndezur politike do më përfshinte edhe mua brenda, sidomos pas publikimit të videos së të penduarit për krim.

Sic e kanë parë tani një masë e madhe e shqiptarëve, afersisht 100,000 persona vetëm nëpërmjet faqes së Tom Doshit në FB, duket qartë pse Ilir Meta paguante për të vrarë Tom Doshin. Vrasja porositet në shenjë hakmarrje për mbështetjen që Tom Doshi më dha mua për të publikuar videon me Metën, që në publik ka marr emrin “video e 700,000 eurove”. Meta, tani i plotëfuqishëm në pushtet, ka gjithë mundësinë të hakmerret ndaj meje dhe Tom Doshit.

Dua të hedh poshtë me neveri faktin që unë kam ndonjë përfshirje direkte apo indirekte në denoncimet e Tom Doshit. Historinë e Tom Doshit nuk e kam ditur. Një ditë e pyeta pse kishte marr makinë të blinduar dhe bodigardë dhe atëherë më tregoi historinë që tashmë është bërë publike. Ma ka treguar në muajin tetor 2014. Më tha se kish njoftuar autoritetet e shtetit, por edhe Ilir Metën për këtë. Unë e këshillova të mos shqetësohej, sepse në momentin që ngjarja u bë e njohur për porositësin, ai do ndalonte. Tom Doshi ishte shumë i shqetësuar për djalin e penduar që i kishte treguar atij të vërtetën. Do ma vrasin thoshte. Dhe në momentin që ndaj të penduarit u tentua atentat me eksploziv, Toma më tha se “… nëse nuk e bënte ngjarjen publike, do mbante përgjegjësi për jetën e atij djali”. Dhe ngjarja u bë publike, pavarësisht se unë insistova që mos të bëhej publike, sepse unë e provova që në Shqiperi nuk ka drejtësi të pavarur. Unë bera një denoncim të njëjtë dhe askush nuk u dënua.

Për hir të së vërtetës, unë personalisht nuk njoh dhe nuk kam takuar kurrë asnjë personazh të kësaj historie. Nuk kam pasur kuriozitet as të shoh videon e publikuar. E kam parë të plotë ditën që u bë publike edhe për të tjerët.

Sot në Parlament nga Ilir Meta dhe Paulin Sterkaj u përmend emri im shumë herë. Pa i cituar fjalë për fjalë, afersisht Meta tha se unë kam video me Shkëlzen Berishën, kurse Sterkaj tha se unë paskam krijuar këtë situatë, sepse jam shumë i pasur.

Ilir Metes po i them se nuk kam dhe s’kam pasur kurrë video me Shkëlzen Berishën. Shkëlzen Berisha nuk është përmendur kurrë në videot që unë kam pasur për Metën apo të afërm të tij. Cdo insinuatë në këtë drejtim është vetëm shpifje. Kam takuar Ilir Metën shumë kohë pas përplasjes tonë në Prokurori dhe Gjykatë dhe kisha kuptuar se kishim vendosur një paqe mes nesh. Për hir të kesaj paqe u prira të besoja që ai nuk kishte gisht në goditje të ndryshme që vinin drejt meje. Mbase jam i gabuar se mes nesh mund të ketë ndonjëherë paqe.

Kurse Paulin Sterkajt po i them se financiarisht nuk jam as i pasur dhe as i varfër. Jam person që mbaj veten dhe familjen time, me shkollimin e rrallë, specializimet dhe eksperiencën time të vyer në drejtim. Kam investuar për trurin. Sot kam një fondacion bamirësie dhe një firmë konsulence dhe punoj kryesisht me të huajt që kanë investuar dhe duan të investojnë në Shqipëri. Kontriboj shumë që vendi ku jetoj dhe po rris fëmijët e mi të zhvillohet. Ndihmoj të huaj të investojnë dhe shqiptarë të gjejnë partner të huaj. Por, më beso Paulin, se pasuria ime më e madhe është familja ime. Kam një grua që nuk më largohet nga krevati nëe drejtim të paditur. Kam dhe 4 fëmije të mbarë dhe pa vese, që nuk kanë nevojë për detoksikim nga droga apo substanca të tjera. Kjo është pasuri e vërtetë,” thotë Dritan Prifti.

Sondazh

Më shumë në këtë kategori: « Tiranë, arrestohet Indrit Veliu, plagosi me thikë kreun e INUV
Çështja “Doshi” Berisha merr fletë-thirrjen nga Prokuroria »
Article Logic
Execution time: 0.012585163116455
array(1) { ["section"]=> string(112) "reagon-per-here-te-pare-dritan-prifti-vrasjen-e-porositi-meta-ne-shenje-hakmarrje-se-doshi-me-mbeshteti-mua-5072" }